Projektligji i ri, barrë hipotekore mbi shtëpitë apo bizneset e debitorëve të OSHEE-së

Gazeta “Shqip” raporton sot se qeveria ka iniciuar një projektligj që shtrëngon edhe më tej qytetarët për të paguar energjinë elektroke. Bëhet fjalë për vendosjen e barrës hipotekore, në rastet kur konsumtaroët kanë detyrime mbi 150 mijë lekë ndaj OSHEE-së. “E reja që sjell ligji është vendosja e barrës hipotekore. Në rast se detyrimi i papaguar është mbi 150 000 lekë për klientin familjar dhe mbi 2 000 000 lekë për klientin jofamiljar, OSHEE ka të drejtë të zbatojë mjetin e sigurimit të detyrimeve të papaguara, duke vendosur barrë hipotekore mbi pasurinë e paluajtshme që furnizohet me energji elektrike në bazë të kësaj kontrate furnizimi. Sipas projektligjit, barra hipotekore do të vendoset për një periudhë deri në përfundimin e procedurave të ekzekutimit të detyrueshëm”, shkruan “Shqip”. Thënë ndryshe subjektit i sekuestrohet pasuria e patundshme deri në shlyerjen e energjisë.
s.z
Add new comment