Dhjetor ‘90/ Gjinushi: “Mendonim se Berisha ishte si lëngu i parë i fasuleve. Tani që nuk rezultoi, mendoj që ja kanë servirur Ramizit. Arsyet dhe kush, nuk i di”

Postuar në 17 Janar, 2015 08:26

Se çfarë ishte dhjetori ’90, kjo ka për të mbetur ndoshta për shumë kohë e paqartë, por që në ato ngjarje kishte dorën e vet regjimi, kjo me gjasë nuk mund të vihet në diskutim. Në këtë kontekst, intervista e Xhelil Gjonit ka trazuar jo pak ujëra. Reaguan pas saj disa dhjetoristë, por duke akuzuar Gjonin si “mbeturinë komuniste” dhe pa dhënë ndonjë argument që të përgënjeshtronin ato që ai tha. Sot në “Dita” publikohet një intervistë e Skëndër Gjinushit, i cili hedh të tjera dyshime. Dyshime që shkojnë deri në atë se Sali Berisha nuk ka qenë sugjerim i Ramiz Alisë, por se edhe atij, ja kishin rekomanduar të tjerë. “Nuk e di pse unë edhe të tjerë si Ismail Ahmeti psh, u anashkaluam. E kam pyetur njëherë Ramizin. I kam thënë që nëse e ka njohur më parë se çfarë është Saliu dhe e ka zgjedhur, i ka borxhe të mëdha këtij vendi. Nëse ja kanë servirur, është tjetër gjë. Ai më tha që jo, nuk ishte kështu. Por e ndjeva që nuk ishte i sinqertë dhe se nuk donte të fliste. Në në atë kohë mendonim se Berisha ishte si lëngu i parë i fasuleve. Që ishte zgjedhur sa për fasadë dhe se ishte energjik dhe i përshtatshëm për frymë mitingjesh. Tani që nuk rezultoi lëngu i parë i fasuleve, mendoj që Berishën ja kanë servirur Ramizit. Arsyet dhe kush, këtë unë nuk e di vërtet”, thotë Gjinushi. Një qëndrim që e mjegullon edhe më shumë shpjegimin e ëndrrës për demokraci që zuri fill më 1990-ën.
http://www.gazetadita.al/skender-gjinushi-kush-ja-serviri-ra...
s.z

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.