Salman Rushdie: "Liria e shprehjes nuk mund të diskutohet"

Postuar në 15 Janar, 2015 08:47

Shkrimtari Salman Rushdie ka qenë i ftuar në Universitetin e Vermontit në Burlington, dhe aty ka patur rast të flasë për masakrën e kryer në 'Charlie Hebdo'. Dhe njeriu me fatwa pas shpine qysh prej vitit 1999 nuk ka befasuar me ato që ka thënë: "Tradita satirike franceze ka qenë prore e fortë dhe pickuese; dhe e tillë është ende; gjëja për të cilën më vjen keq është që miqtë tanë, që gjetën vdekjen ne redaksinë e tyre për po atë shkak që unë jam dënuar me vdekje, janë nëpërkëmbur e poshtëruar më pas nga ca e ca, duke i quajtur racistë".

Më tej, ai tha: "Liria për t'u shprehur është e pandashme. Ju mund t'mos ju pëlqejnë karikaturat e publikuara në 'Charlie Hebdo', por kjo nuk do të thotë se ato nuk duhen publikuar. Liria e shprehjes është absolute përndryshe ajo nuk ekziston".

 

Re.Pu.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.