Eksportet greke në Shqipëri ulen me 24 përqind në 10 mujorin e fundit të vitit 2014

Ekonomia greke ka treguar shenja lodhjeje në periudhën e fundit të vitit 2014. Të dhënat e Eurostat flasin për një ulje të ndjeshme të eksporteve greke në vendet e Eurozonës dhe ekonomitë e vendeve fqinje. Eksportet greke kanë shënuar një rënie me rreth 3.2 për qind në raport me ekonomitë e vendeve të Eurozonës, ndërsa eksportet me Shqipërinë kanë shënuar një rënie me 24.5 për qind.
Në total eksportet greke për periudhën Janar-Tetor 2014 kapën shifrën e 22.5 miliardë eurove, duke e renditur Greqinë në vendin e 13 për nivelin e eksporteve në Eurozonë.
Ulje të ndjeshme gjatë vitit 2014 patën edhe remitancat që emigrantët shqiptar dërguan drejt familjeve të tyre në Shqipëri. Në 3-mujorin e parë të 2014 ato arritën në vlerën më të ulët të këtyre viteve, 115,9 milionë euro.
http://www.capital.gr/News.asp?id=2201968
l.m
Add new comment