Ikja masive nga Kosova, eksperti Zuzaku shkruan se për 20 mijë të larguar kanë dalë nga vendi 17 milionë euro

“Po more rrugën për te ndonjë kafiteri në cilin do qytet të Kosovës, tema kryesore është, si të gjejmë rrugën për në perëndim. Rininë e Kosovës sikur i ka kapluar një depresion dhe një zhgënjim që në Kosovë nuk ka më perspektivë”. Këto shkruan sot në “Zëri”, Agim Zuzaku, ekspert i menaxhimit, i cili ka bërë një përllogaritje të kostove të kësaj ikjeje masive, në ndryshim nga “analizat” në Shqipëri, që shohin tek ikja, skenarë destabilizues dhe jo shfaqje të dëshpërimit ndaj situatës, Zuzaku, e konsideron dukurinë shqetësuese për të ardhmen e Kosovës. Sipas tij për 20 mijë të ikur, nga Kosova kanë dalë 17 milionë euro, në formën e pagesave për rrugën dhe largimin si klandestin. Më tej ai propozon se një mundësi për të ndalur dukurinë është sektori i bujqësisë, apo të tjerë, edhe pse psikoza e përgjithshme e sheh të asgjësuar perspektivën. Analiza e z. Zuzaku ka rëndësi sepse vjen nga perspektiva ekonomike; më tej akoma, ajo dëshmon mungesën e qasjeve të tilla në Shqipëri, ku emigracioni ka raste që stimulohet si formë e largimit të problemeve. Përndryshe do të ishte zgjidhur çështja e votimit të emigrantëve.
http://zeri.info/zerat/14697/sa-eshte-kosto-e-emigranteve-qe...
s.z
Comments
Ky zuzaku i beka llogarite
<p>Ky zuzaku i beka llogarite fet e fet, pieteni njihere se sa miliona vjedhin qeveritaret?</p>
Kane qene edhe Shqiptarete
<p>Kane qene edhe Shqiptarete RSH njehere ne kete gjendje. Per te ardhur keq; por lajmi i mire eshte se mbase gjerat zbuten per nerezit ne Kosove sic u normalizuan pak ne pjesen tjeter te Shqiperise.</p>
Add new comment