Arkiv-Lajme
Propozimi i radikalëve të Syrizës, si alternativë që Greqia të mos lërë euron: Të na lejohet printimi i parave
Radikalët e majtë të Syrizës kërkojnë pas zgjedhjeve në Greqi t’i heqin qafe borxhet greke, por nuk duan të dalin nga eurozona. Dhe për të arritur këtë, znjë zgjidhje që propozohet është “printimi i parave”. Eurodeputeti Jorgos Katrougalos në intervistë me Deutsche Ëelle-n shpjegon arsyet pse.
Mbërrin në Tiranë ambasadori i SHBA, Donald Lu
Ambasadori i ri i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Lu ka mbërritur zyrtarisht në Shqipëri. Disa fotografi të postuara në rrjetet sociale nga ana e ambasadës amerikane në Tiranë, tregojnë pritjen që i është bërë ambasadorit dhe bashkëshortes së tij nga zëvendës ambasadori Henry Jardine dhe nga zyrtarë të tjerë. Mbërritja e tij në Shqipëri, shënon edhe nisjen zyrtare të punës së tij, si ambasadori i ri i SHBA-së në vendin tonë.
n.k
Mbi 1 milionë njerëz në marshimin e paqes në Paris. Duartrokitet parakalimi i 4 përfaqësuesve të komuniteteve fetare nga Shqipëria.
Në sheshin “Republika” të Parisit u mbajt marshimi i paqes në përkujtim të 17 viktimave nga aktet terroriste të ditëve të fundit. Në këtë tubim solidaritetei mësohet se kanë qenë të pranishëm mbi 1 milionë njerëz, ndërsa kanë marrë pjesë 50 udhëheqës shtetesh, mes të cilëve kancelarja gjermane Angela Merkel, kryeministri britanik Dejvid Kameron, udhëheqësi i autoritetit palestinez Mahmud Abas kryeministri izraelit Benjamin Netanjahu edhe kryeministri shqiptar, Edi Rama.
Opozita i rikthehet denoncimit të së shkuarës së të emëruarve të rinj, qeveria hedh poshtë akuzat me dëshmi penaliteti
E shkuara e zyrtarëve të rinj të shtetit ka risjellë debatet dhe akuzat publike mes opozitës dhe mazhorancës në pushtet. Paraditen e sotme, deputeti Gent Strazimiri denoncoi një emërim në Shërbimin për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat. Sipas Strazimirit, në këtë sektor është emëruar ish-konsulli shqiptar në Itali i shpallur “non grata”.
Provokon diskutime video-prezantimi i ambasadorit të ri amerikan në Tiranë
Prezantimi në gjuhën shqipe, përmes një videoje, i ambasadorit të ri amerikan në Tiranë Donald Lu, pasuar nga publikimi e paskuintave ka ngjallur diskutime në radhët e medias shqiptare. Pas “habisë” apo simpatisë së shprehur për mënyrën e prezantimit, nuk mungojnë as konstatimet rreth kësaj mënyre komunikimi që ambasadori i ri zgjodhi. “Lapsi.al” e sheh si element “shoë-bizi” dhe si “të tepërt” publikimin e paskuintave të videos së pak ditëve më parë.
“Il Giornale” shkruan se “xhihadistja” e parë italiane në Siri është gruaja e një shqiptari
Italiania e parë xhihadiste është gruaja e një shqiptari nga Kosova. Media italiane shkruan se Maria Giulia Sergio e cila tashmë është konvertuar në muslimane me emrin Fatima Az Zahra, që prej vitit të kaluar ka humbur gjurmët dhe i është bashkuar luftëtarëve në Siri. . “Ajo ka qenë e martuar me një ndjekës të imamit Shefqet Krasniqi, i arrestuar në Kosovë shtatorin e vitit të kaluar nën akuzën e rekrutimit të xhihadistëve për t’i dërguar në Siri” shkruan “Il Giornale” që sjell rastin e 27-vjeçarjes nga Napoli.
Ligjet dhe burokracia shtetërore-Qeveria e Indisë pushon punonjësin e administratës publike sepse nuk u paraqit për 24 vite në punë!
Është e zakonshme që nëse i bën “bisht” punës, herët a vonë do të pushohesh. Në Indi, kjo ka ndodhur shumë, po shumë vonë, kur qeveria më në fund arriti të zbulojë se një punonjës publik nuk paraqitej në punë që prej vitit 1990. “RT” ka publikuar edhe vendimin përkatës të qeverisë se Indisë, nga ku rezulton se A.K. Verma, një inxhinier ekzekutiv në departamentin qëndror të punëve publike nuk e bënte punën e tij dhe nuk paraqitej fare.
Ndahet nga jeta “muza” e Felinit në “La Dolce Vita”
Bota e kinemasë është sërish në zi. Në moshën 83 vjecare është ndarë nga jeta aktorja suedeze Anita Ekberg. Problemet shëndetësore të kohëve të fundit kishin bërë që aktorja të shtrohej në një spital të njohur në Itali. Një ndër rolet më të famshme të saj është ai i Silvias në filmin me Marcello Mastroianni, drejtuar nga Federico Fellini, “La Dolce Vita”.
http://cinema.fanpage.it/e-morta-anita-ekberg-musa-di-fellini-ne-la-dolce-vita/
n.k
Pikëpyetje mbi "këshilltarin" e financave të kryeministrit shqiptar Edi Rama; “Kurir” shkruan se ai është një serb, kryeministria shqiptare e mohon
“Ish-zëvendëskryeministri dhe ministri serb i Financave në kohën e presidencës së Boris Tadiç, Bozhidar Deliç po këshillon kryeministrin shqiptar Edi Rama në çështjen e financave”. Kështu shkruan e përditshmja serbe “Kurir”. Sipas gazetës, Deliç është i angazhuar prej disa muajsh si drejtor ekzekutiv i kompanisë franceze “French Investment Bank Lazard” dhe puna e tij është rregullimi i financave shqiptare.
Tjetër sulm ndaj mediave, digjet gazeta gjermane që ribotoi karikaturat e “Charlie Hebdo”. “Morgenpost”: Ende herët për të thënë se ka lidhje me ngjarjen e Parisit
Gazeta gjermane “Morgenpost” në qytetin verior të Hamburgut u bë pre e një zjarrvënie. Kjo gazetë kishte ribotuar karikaturat e Muhamedit të gazetës franceze satirike “Charlie Hebdo”. Policia bëri të ditur se nuk pati asnjë person të lënduar, por vetëm dëme materiale. Disa persona qëlluan me gurë xhamat e godinës dhe hodhën një shishe me benzinë. Britanikja “Indipendent” shkruan se gazeta gjermane në një artikull të sajin ka shkruan se është “ende herët” për të thënë se ka një lidhje mes ngjarjes në fjalë dhe sulmit të ndodhur në Paris ku u vranë gazetarët e satirikes “Charlie Hebdo”