Provokon diskutime video-prezantimi i ambasadorit të ri amerikan në Tiranë

Prezantimi në gjuhën shqipe, përmes një videoje, i ambasadorit të ri amerikan në Tiranë Donald Lu, pasuar nga publikimi e paskuintave ka ngjallur diskutime në radhët e medias shqiptare. Pas “habisë” apo simpatisë së shprehur për mënyrën e prezantimit, nuk mungojnë as konstatimet rreth kësaj mënyre komunikimi që ambasadori i ri zgjodhi. “Lapsi.al” e sheh si element “shoë-bizi” dhe si “të tepërt” publikimin e paskuintave të videos së pak ditëve më parë.
“Ambasada e SHBA-ve këtu ka shpërndarë sot disa foto nga back-stage e një mesazhi që ambasadori Lu dërgoi shqiptarëve nga Uashingtoni, duke u folur atyre përpara Shtëpisë së Bardhë për mënyrën se si ai, gruaja dhe fëmijët e tij, kërkonin të eksploronin malet dhe detin e Shqipërisë. Megjithëse mesazhi video kishte shumë elementë personalë, përfshirë edhe fotot e detit që shihte qytetari Donald Lu ndërsa rritej, ai mund të justifikohej si një prezantim parë. Por, fotot e pas kuintave për mënyrën se si u realizua kjo video e kalojnë krejtësisht masën. Ato i ngjajnë më tepër performancës së një aktori Holliwoodi, sesa punës së një diplomati diskret dhe kokëulur” shkruan “Lapsi”. Më tej, në artikull evidentohet fenomeni që ambasadorët e huaj në Shqipëri janë protagonist publikë, ndryshe nga sa ndodh me vendet e tjera.
Shkrimi i plotë: http://www.lapsi.al/lajme/2015/01/11/ambasador%C3%ABt-e-shba-personazhe-t%C3%AB-showbizit-edhe-lu-prezantohet-me-fotot-e-back#.VLKDJtLF-LQ
n.k
Comments
Jane te gezuar ambasasoret qe
<p>Jane te gezuar ambasasoret qe vijen ne Shqiperi, jo vetem ata amerikane por edhe te vendeve te tjerea. Ata sa po degjojne se ku mund te emerohen me nje here thone me vehte: "Oh Shqiperia, vajza bukra, fustana shkurta, pa b.....!</p>
Add new comment