Pikëpyetje mbi "këshilltarin" e financave të kryeministrit shqiptar Edi Rama; “Kurir” shkruan se ai është një serb, kryeministria shqiptare e mohon

“Ish-zëvendëskryeministri dhe ministri serb i Financave në kohën e presidencës së Boris Tadiç, Bozhidar Deliç po këshillon kryeministrin shqiptar Edi Rama në çështjen e financave”. Kështu shkruan e përditshmja serbe “Kurir”. Sipas gazetës, Deliç është i angazhuar prej disa muajsh si drejtor ekzekutiv i kompanisë franceze “French Investment Bank Lazard” dhe puna e tij është rregullimi i financave shqiptare.
"Kurir" bën me dije se “ për angazhimin e Deliç për të asistuar qeverinë shqiptare u ra dakord gjatë vizitës së Ramës në Paris, në qershor të vitit të kaluar”. “Gazeta Shqiptare” ka pyetur kryeministrinë shqiptare dhe kjo e fundit ka hedhur poshtë zyrtarisht faktin që ish-zyrtari i lartë serb të jetë punësuar nga qeveria "Rama". “Ai mund të jetë përfshirë në ndonjë projekt përmes institucioneve të huaja por s’ka lidhje me qeverinë shqiptare” i thanë burimet zyrtare të kryeministrisë “GSH-së”
Për më shumë: http://www.balkanweb.com/site/gazeta-kurir-serbi-delic-keshilltar-i-kryeministrit-rama/
n.k
Add new comment