Propozimi i radikalëve të Syrizës, si alternativë që Greqia të mos lërë euron: Të na lejohet printimi i parave

Radikalët e majtë të Syrizës kërkojnë pas zgjedhjeve në Greqi t’i heqin qafe borxhet greke, por nuk duan të dalin nga eurozona. Dhe për të arritur këtë, znjë zgjidhje që propozohet është “printimi i parave”. Eurodeputeti Jorgos Katrougalos në intervistë me Deutsche Ëelle-n shpjegon arsyet pse.
“Ajo që propozojmë ne është një “quantative easing” - një politikë jo të shtrënguar monetare nga ana e Bankës Qendrore Europiane. Thënë thjesht duhen prodhuar më shumë para. Ky do të ishte përbashkësim i borxhit. Ndoshta do të pranojmë për këtë edhe një inflacion më të lartë. Por për momentin nuk kemi të bëjmë me inflacionin, por me deflacionin. Për këtë duhet të negociohet…Sipas rregullave buxhetore të sotme, nga ana ligjore kjo nuk është e mundur. Ne mendojmë se rregullat e kursimit që iu vunë në kurriz Europës janë kontraproduktive. Krahasojeni me ekonominë e SHBA që ndjek një rrugë tjetër, thënë thjesht, printon bankënota për tregun. Kemi dy rezultate të ndryshme. Ekonomia amerikane rritet me 5% për vit. BE është në stanjacion. Pse nuk veprojmë si amerikanët dhe japonezët. Atje funksionon” shprehet Katrougalos.
Intervista e plotë: http://www.dw.de/katrougalos-t%C3%AB-printohen-para-pas-fitores-n%C3%AB-greqi/a-18183159
n.k
Comments
Ka gje gabim logjik ne titull
<p>Ka gje gabim logjik ne titull "te na lejohet printii i parave". Eurote nuk printohen nga cdo shtet, eshte banga qendrore europiane dhe ajo qe kerkohet eshte qe kjo bange te njeke shembullin e krizes amerikane qe printoi para meter per te kaperxyer krizen.</p><h1> </h1>
Add new comment