Ligjet dhe burokracia shtetërore-Qeveria e Indisë pushon punonjësin e administratës publike sepse nuk u paraqit për 24 vite në punë!

Është e zakonshme që nëse i bën “bisht” punës, herët a vonë do të pushohesh. Në Indi, kjo ka ndodhur shumë, po shumë vonë, kur qeveria më në fund arriti të zbulojë se një punonjës publik nuk paraqitej në punë që prej vitit 1990. “RT” ka publikuar edhe vendimin përkatës të qeverisë se Indisë, nga ku rezulton se A.K. Verma, një inxhinier ekzekutiv në departamentin qëndror të punëve publike nuk e bënte punën e tij dhe nuk paraqitej fare.
Për shkak të procedurave burokratike dhe faktit se në Indi është shumë e vështirë ligjërisht që të pushosh dikë nga puna, është dashur ndërhyrja e një ministri për të arritur në këtë vendim përfundimtar për largimin e tij nga puna publike. Më herët, Banka Botërore i ka cilësuar ligjet e punësimit të Indisë si më shtrënguese se në çdo vend tjetër.Problemi i neglizhencës së përgjithshme dhe i braktisjes së detyrave ditore nuk është një problem i ri për Indinë. Ndaj, me një vendim të kohëve të fundit, kryeministri Modi ka krijuar një regjistër on-line të mungesave të punonjësve, që do të aplikohet fillimisht për punonjësit publikë të New Delhit.
http://rt.com/news/221543-india-government-employee-fired/
n.k
Add new comment