Arkiv-Lajme

Prokurorët amerikanë rekomandojnë ngritjen e akuzave ndaj ish- shefit të CIA-s, David Petraeus: I dha të dashurës informacione sekrete

Postuar në 10 Janar, 2015 05:13

“New York Times” bën të ditur se prokurorët amerikanë kanë rekomanduar ngritjen e akuzave ndaj ish- shefit të CIA-s, David Petraeus, pasi i ka dhënë ish-të dashurës së tij informacione të klasifikuara. Gazeta thekson se ai ia kaloi informacionet sekrete së dashurës së tij, oficeres në rezervë  Paula Broadwell,  e cila ndërkohë ishte duke shkruajtur një biografi për të.

Lubonja: Në Shqipëri vrasësit me pagesë janë bërë si punëtorë ndërtimi në të zezë. Ky është rreziku i vërtetë për momentin

Postuar në 10 Janar, 2015 04:07

Fatos Lubonja e konsideron të rrezikshëm reagimin në panik pas aktit terrorist që ka ndodhur në Paris. Nëse reagohet në këtë mënyrë, thotë ai, rreziku i vërtetë pas këtyre akteve është të ndahen njerëzit në myslimanë të këqij në njërën anë dhe europianë të mirë në anën tjetër. Në një intervistë për kosovaren, “Express”, analisti Lubonja thotë se fakti se ka ndodhur një ngjarje e tillë nuk duhet të dramatizohet dhe të thuhet se jemi në luftë. Lubonja parashikon forcimin e partive të djathta që janë kundër emigracionit kryesisht mysliman.

Wohlers, ambasadori amerikan në Shkup takimin me kryetarin e Bashkësisë Fetare Islame: Në Maqedoni të mirëmbahen raportet pozitive ndëretnike

Postuar në 10 Janar, 2015 03:33

Ambasadori amerikan në Shkup, Paul Wohlers theksoi se në Maqedoni është e rëndësishme mirëmbajtja e raporteve pozitive ndëretnike.

Familjarët e Aleks Nikës, të vrarë në protestën e 21 janarit takojnë Raportuesi i PE, Fleckenstein. Kërkojnë drejtësi dhe të mos zvarritet procesi

Postuar në 10 Janar, 2015 03:12

Familjarët e Aleks Nikës, një prej 4 viktimave të vrarë në protestën e 21 janarit, zhvilluan sot paradite takimin e paralajmëruar me raportusin e PE-së Knut Fleckenstein. “News24” raporton se takimi u zhvillua në hotel Sheraton. Një ditë më parë raportuesi i PE-së deklaroi se kishte qenë bashkëshortja e Nikës e cila I kishte dërguar një email, ku i kërkonte pikërisht këtë takim. Takimi është zhvilluar larg syve të medias. Mësohet se takimi me familjarët  e Aleks Nikës ka zgjatur për rreth një orë.

Al Kaeda kërcënon Francën: Është më mirë për ju që të ndaloni agresionin tuaj kundër myslimanëve

Postuar në 10 Janar, 2015 03:03

Al Kaeda kërcënon Francën me më shumë atentate terroriste, pas dy sulmeve në Charlie Hedbo dhe në supermarketin hebre ku mbetën të vrarë 17 persona. Paralajmërimi erdhi pasi Presidenti Francois Hollande ka pranuar kërcënimet, dhe policia sugjeroi se terroristët mund të kenë planifikuar krime të mëtejshme. Një zyrtar i sheriatit nga Al Kaida në Gadishullin Arabik, Harith el Nadhari, tha në një video: “Është më mirë për ju që të ndaloni agresionin tuaj kundër myslimanëve, kështu që ndoshta do të mund të jetoni në mënyrë të sigurt. Nëse ju refuzoni, atëherë pritni një lajm të gëzueshëm”.

Deputetja e PD-së, Voltana Ademi para prokurorëve: Ja mesazhi i Shullazit për Lulëzim Bashën

Postuar në 10 Janar, 2015 02:11

Sot në “Gazeta Shqiptare” shkruhet: “Thuaji kryetarit tënd, të mos e përmendë më emrin tim. Nuk do t’i ketë mirë punët me mua. T’i bëjë mirë llogaritë!”. Sipas shkrimit të gazetares Klodiana Lala, në “Gazeta Shqiptare”, deputetja e Partisë Demokratike, Voltana Ademi, duket se ka shtangur, kur një person, të cilin e identifikon si Emiljano Shullazi, që mundi t’i mbijetojë një atentati në afërsi të mbikalimit të Qafë Kasharit, i është drejtuar me këtë kërcënim në adresë, sipas saj të kryetarit të Partisë Demokratike, Lulzim Basha.

Anëtarët serbë të Kabinetit qeveritar nuk posedojnë dokumente personale të Republikës së Kosovës

Postuar në 10 Janar, 2015 01:59

Gazeta “Kohës Ditore” shkruan se anëtarët serbë të Kabinetit qeveritar nuk posedojnë dokumente personale të Republikës së Kosovës, madje njëri prej tyre nuk ka as shtetësi kosovare, ka thënë një burim i kësaj gazete . Qeveria, por edhe vetë ata, nuk e kanë dëshmuar të kundërtën. Në këtë mandat, pjesë të Qeverisë janë zëvendëskryeministri Branimir Stojanoviç, ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, Lubomir Mariq, dhe ministri i Komuniteteve dhe Kthimit, Aleksandër Jablanoviq.

Ajo ditë ku Elvis takoi Nixon, fotoja më e kërkuar në arkivat amerikane

Postuar në 10 Janar, 2015 01:30

Nëse do të ishte gjallë, do të kishte mbushur tetëdhjetë vjet (në 8 janar). Në fakt, vdiq në 16 gusht 1977, gjashtë vjet e gjysmë pas takimit më të diskutueshëm të jetës së tij, atë me Presidentin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Richard Nixon. Elvis Presley, mbreti i rock’n’roll-it, njeriu që me veshjen e tij nuk ndez apo nuk shokon audiencën televizive, u prit në Shtëpinë e Bardhë në 21 dhjetor 1970 dhe - u shfaq disa orë në sajë të një cicërime - një foto që paraqet atë ngjarje dhe që është më popullorja ndër mijëra imazhe historike të ruajtura në Arkivat Kombëtare në Uashington.

Komunitetet Myslimane shqiptare dënojnë sulmin. Bruçaj: Gazetarët goditen nga terroristët se po thonë të vërtetën. Tërnava: Sulmi në Paris s'ka lidhje me besimin

Postuar në 10 Janar, 2015 01:04

Komuniteti Musliman i Shqipërisë ka dënuar me forcë vrasjen e gazetarëve në Paris, duke theksuar se asnjë vrasje nuk mund të bazohet në fenë islame. Kryetari i Komunitetit Musliman të Shqipërisë, Skënder Bruçaj, tha në intervistë për "Zërin e Amerikës”, se gazetarët po goditen nga terroristët sepse po thonë të vërtetën dhe po përpiqen të largojnë mjegullat e ideologjive të rreme.

Presidenti francez Hollande: Franca iu bëri ballë sulmeve terroriste, por është ende e kërcënuar

Postuar në 09 Janar, 2015 16:01

Presidenti francez menjëherë pas përfundimit të aksionit tri ditor për kapjen e terroristëve që bënë masakër në “Charlie Hebdo” ka dalë në një fjalim zyrtar para popullit. Francois Hollande theksoi se “Franca nuk do të gjunjëzohet nga sulmet, por do të mbrojë vlerat e saj për liri. “Franca iu bëri ballë sulmeve terroriste, por nuk ka përfunduar me kërcënimet me të cilat po përballet” deklaroi presidenti francez në fjalimin e mbajtur pas tre ditëve terror dhe sulme që shkaktuan 17 të vdekur dhe 20 të plagosur në vend.

Pages

Subscribe to RSS - Arkiv-Lajme