Komunitetet Myslimane shqiptare dënojnë sulmin. Bruçaj: Gazetarët goditen nga terroristët se po thonë të vërtetën. Tërnava: Sulmi në Paris s'ka lidhje me besimin

Postuar në 10 Janar, 2015 01:04

Komuniteti Musliman i Shqipërisë ka dënuar me forcë vrasjen e gazetarëve në Paris, duke theksuar se asnjë vrasje nuk mund të bazohet në fenë islame. Kryetari i Komunitetit Musliman të Shqipërisë, Skënder Bruçaj, tha në intervistë për "Zërin e Amerikës”, se gazetarët po goditen nga terroristët sepse po thonë të vërtetën dhe po përpiqen të largojnë mjegullat e ideologjive të rreme. “Është një fatkeqësi shumë e madhe që në këto kohë dhe në këtë civilizim të ndodhin akte të tilla, të cilat nuk mund të atashohen as me ndonjë ideologji fetare as me ndonjë aspekt tjetër human, është jashtë njerëzore dhe e dhimbshme” tha Skënder Bruçaj për "Zërin e Amerikës”

Po kështu kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, Myftiu Naim Tërnava dënoi ashpër sulmin dhe vrasjet e së mërkurës në Paris. Në një bisedë për “Zërin e Amerikës”, ai tha se ngjarjet e tilla nuk kanë të bëjnë me besimin, ndërsa vlerësoi lartë rolin e Francës në luftën për çlirimin e Kosovës. Myftiu Tërnava mbështet cdo përpjekje për të parandaluar përfshirjen e qytetarëve të Kosovës në luftërat në Lindjen e mesme,  përfshirë edhe ligjin për parandalimin e pjesëmarrjes së qytetarëve të Kosovës në luftëra të huaja.

 

l.v

http://www.zeriamerikes.com/content/shqiperi-brucaj-komuniteti-mysliman/2592146.html

http://www.zeriamerikes.com/content/kosove-ternava-sulmi/2592155.html

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.