Arkiv-Lajme

Paguajmë shtrenjtë naftën dhe nuk përfitojmë nga ulja e çmimit në tregje, për shkak të taksave të larta dhe që ngrihen

Postuar në 08 Janar, 2015 08:56

Fakti pse shqiptarët nuk po përfitojnë nga rënia e çmimeve të karburantit është barra fiskale e caktuar nga qeveria. “Top-Channel” raporton se Shqipëria është një ndër vendet që ka barrën më të lartë. “Nëse çmimi i naftës bruto në tregjet ndërkombëtare bie me 10 për qind, në tregun e brendshëm vetëm si pasojë e taksave, rënia do të jetë dy herë më e vogël ose 5 për qind. Përtej kësaj, nga një janari, taksat për naftën u rritën sërish edhe me 12 lekë të tjera për litër.

Pas mësuesve, në testim edhe mjekët dhe infermierët. Për videon ministri vlerëson mjekët, por shton se "vajza ka qenë e shoqëruar nga të afërm dhe familjarë"

Postuar në 08 Janar, 2015 07:35

Pas mësuesve edhe mjekët dhe infermierët do t'i nënshtrohen testimit. Lajmi është bërë i ditur sot nga ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqja, sipas të cilit testimi do të nisë në muajin shkurt dhe përfundon në muajin mars. "Mjekët dhe infermierët shqiptarë do të kalojnë nëpër një sistem testimi, që do të nisë gjatë muajit shkurt dhe do të përfundojë në mars. 3700 mjekë dhe 13010 infermierë e laborantë do të hyjnë në këtë testim", tha Beqaj në një takim me mjekë dhe infermierë të sistemit publik. Ka disa paqartësi për testimin që po ndërmerret, sidomos te baza ligjore.

Umberto Eco: “Jemi në luftë deri në fyt. ISIS është nazizmi i ri”

Postuar në 08 Janar, 2015 07:33

Shkrimtari i njohur italian ka dhënë mesazhin e tij përmes medias italiane, ku ka shprehur indinjatën për atë që ndodhi në mes të Parisit. Umberto Eco thotë: “Shteti islamik dëshiron të fitojë mbi botën. Është sikur fëmijë jetoja nën bombardime. Çfarë mund të thotë një i varfër, i shkretë përballë fakteve të tilla?”.

Soros: “Europa nodhet nën sulmin e Rusisë. Nevojitet paketë ndihme prej 50 mld $ për Ukrainën”

Postuar në 08 Janar, 2015 06:21

Europa shndërrohet edhe njëherë në qendër të përplasjeve të mëdha dhe tensioneve ndërkombëtare. Përveç ngjarjeve shumë të rënda si ajo me redaksinë e revistës “Charlie Hebdo”, apo krizës së zgjatur greke, dilemave me euron, kriza ukrainase është ndoshta ajo me pasojat më afatgjata. Kjo edhe sepse pas saj qëndron dilema sesi duhet sjellë me Rusinë. Me gjasë, paqartësia, që mbjell më tej pasiguri, është problem europian, pasi nga ShBA duken më të qartë.

Videoja e ngacmimit seksual në QSUT, prokuroria saktëson se është regjistruar më 25 prill 2014

Postuar në 08 Janar, 2015 05:17

Prokuroria ka dalë me një version zyrtar lidhur me videon e QSUT-së ku dy të rinj ngacmonin seksualisht një vajzë që kishte humbur vetëdijen. Sipas prokurorisë videoja e publikuar edhe në media është realizuar në datën 25 prill 2014 duke e vënë në diskutim seriozitetin e deklaratës se drejtoreshës së QSUT-së, Ogerta Manastirliu, sipas së cilës video është e hershme.
s.z

Houellebecq, Eco e Ala al-Aswani flasin pas masakrave të terrorizmit në Francë

Postuar në 08 Janar, 2015 05:07

Në kopertinën e numrit të fundit të së përjavshmes satirike ‘Charlie Hebdo’ jepet karikatura e shkrimtarit francez Michel Houellebecq, me cigaren e përjetshme në buzë e me një kapele cilindër. Dhe si tituj redaksia, apo karikaturisti Luz në emër të saj, ka vënë dy pohime putative e ironike të tij: 1. Në vitin 2015 do të mbetem pa dhëmbë; 2. Në vitin 2022 do të mbaj ramazan.

Blushi është shpresëplotë për bashkimin me Kosovën. Madje thotë se “do të jetë Shqipëria që do të ketë më shumë nevojë sesa Kosova”

Postuar në 08 Janar, 2015 04:27

Ben Blushi ka folur për bashkimin mes Shqipërisë dhe Kosovës në emisionin “Kronikë e pambaruar”, ideuar dhe drejtuar nga shkrimtarja Diana Çuli. Sipas politikanit socialist, që është edhe shkrimtar, bashkimi si kërkesë nuk ka për t’u zbehur. “Shpresoj që nuk e kam gabim, por në të ardhmen Shqipëria do të ketë më shumë nevojë për t’u bashkuar sesa Kosova për Shqipërinë. Për ne ky është një ideal i pakonsumuar. Megjithëse brezat ndryshojnë nevoja për një bashkim kombëtar nuk ka për të ndryshuar në një rrugë apo në një rrugë tjetër.

Charlie Hebdo, Ministri i Brendshëm italian Alfano: Në Itali kemi të skeduar 53 luftëtarë të huaj

Postuar në 08 Janar, 2015 04:20

Italia në këmbë pas sulmit të së mërkurës në Paris, ku humbën jetën 12 persona, staf i revistës satirike “Charlie Hebdo”. Ministri Brendshëm Angelino Alfano pas mbledhjes së jashtëzakonshme të strukturave të sigurisë dhe policisë së shtetit, ka dalë dhe në një deklaratë për median shtetërore RAI UNO mëngjesin e sotëm ku tha se: “Në Itali kemi të skeduar 53 luftëtarë të huaj. E dimë identitetin e tyre dhe se ku gjenden. Nuk do të thotë se janë të 53-të shtetas italianë, por që janë nisur nga Italia apo janë kthyer”.

Skënder Minxhozi: Nishani vazhdon të jetë një president partiak

Postuar në 08 Janar, 2015 04:17

“Më vjen keq ta them, por Nishani vazhdon të jetë një president partiak”, kështu është shprehur Skënder Minxhozi kryeredaktori i revistës “Java”, në lidhje me pozicionin e deritanishëm të Presidentit për ligjin e Gjykatës së Lartë, por jo vetëm. Minxhozi, ishte i ftuar në “Revistën Televizive të Mbrëmjes” për të folur mbi përplasjet e fundit mes Presidentit dhe mazhorancës, si edhe për sfidat e opozitës dhe të mazhorancës këtë vit. Sipas tij, sfida e madhe e mazhorancës është ekonomia dhe punësimi, ndërsa për opozitën është afirmimi i një profili të sajin.

Ylljet Aliçka, ish-ambasadori shqiptar në Francë: Sulmi në zemër të Parisit, ‘kronikë e një vrasje të paralajmëruar’

Postuar në 08 Janar, 2015 02:37

Për ish-ambasadorin shqiptar në Francë, ajo çka ndodhi këtë të mërkurë në zemër të Parisit ishte një kronikë e paralajmëruar më herët dhe kjo për vetë faktin se gazeta “Charlie Hebdo” dhe vetë Franca ka qënë vazhdimisht nën targetin e sulmeve terroriste. Ylljet Aliçka thotë se gazeta satirike ka qenë mjaft provokuese dhe kjo ngjarje duhet të shërbejë për një sensibilizim të opinionit publik.

Pages

Subscribe to RSS - Arkiv-Lajme