Pas mësuesve, në testim edhe mjekët dhe infermierët. Për videon ministri vlerëson mjekët, por shton se "vajza ka qenë e shoqëruar nga të afërm dhe familjarë"

Pas mësuesve edhe mjekët dhe infermierët do t'i nënshtrohen testimit. Lajmi është bërë i ditur sot nga ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqja, sipas të cilit testimi do të nisë në muajin shkurt dhe përfundon në muajin mars. "Mjekët dhe infermierët shqiptarë do të kalojnë nëpër një sistem testimi, që do të nisë gjatë muajit shkurt dhe do të përfundojë në mars. 3700 mjekë dhe 13010 infermierë e laborantë do të hyjnë në këtë testim", tha Beqaj në një takim me mjekë dhe infermierë të sistemit publik. Ka disa paqartësi për testimin që po ndërmerret, sidomos te baza ligjore. Mjekët nisin punë pas një stazhi të detyrueshëm dhe nuk është shumë e pranueshme që aftësitë e tyre të vihen në provë përmes testimeve të kësaj natyre. Tingëllon disi ironik fakti që ndërsa ministri paralajmëron kontroll aftësie për personelin mjekësor, e gjen të përshtatshme të mbrohet për skandalin e videos së QSUT-së pikërisht përmes punës së tyre. “Mjekët i kanë dhënë gjithë ndihmën e duhur, vajzës. Por, ajo ka qenë e shoqëruar nga të afërm dhe familjarë", tha ministri(http://www.balkanweb.com/site/testim-per-mjeket-dhe-infermie...).
s.z
Add new comment