Paguajmë shtrenjtë naftën dhe nuk përfitojmë nga ulja e çmimit në tregje, për shkak të taksave të larta dhe që ngrihen

Fakti pse shqiptarët nuk po përfitojnë nga rënia e çmimeve të karburantit është barra fiskale e caktuar nga qeveria. “Top-Channel” raporton se Shqipëria është një ndër vendet që ka barrën më të lartë. “Nëse çmimi i naftës bruto në tregjet ndërkombëtare bie me 10 për qind, në tregun e brendshëm vetëm si pasojë e taksave, rënia do të jetë dy herë më e vogël ose 5 për qind. Përtej kësaj, nga një janari, taksat për naftën u rritën sërish edhe me 12 lekë të tjera për litër. Në kushte normale, këto 12 lekë tani duhet të kishin shkuar si rënie e mëtejshme e çmimit për konsumatorët, por u devijuan në buxhet. Nëse llogaritet dhe ajo e vitit të kaluar, në total taksat mbi karburantet janë rritur me 24 lekë për litër krahasuar me fundin e vitit 2013. Kjo do të thotë se deri më tani përfituesja kryesore e rënies rekord të çmimit të naftës në bursë, ka qenë vetë Qeveria”, informon TCH.
s.z
Comments
Po sigurisht perfituese

Po sigurisht perfituese qeveria do jete, dmth buxheti ,ne menyre qe te paguhen borxhet e te mbulohen shpenzimet.

Apo te shpallim moratorium per mospagim borxhesh?moratorium investimesh? sherbimesh publike?

Mire ben Respublica qe i bie qeverise por jo pa arsye te shendoshe e me gjysma lajmesh se per aq boll e kemi opoziten.

Nje gazetari e mire duhet edhe te thote ku vene keto para qe mblidhen nga nafta, shperdorohen apo perdoren drejt. Se ne fund te fundit qeveria rishperndarje ben , dhe kjo duhet gjykuar nese e ben mire apo keq dhe kritikuar pastaj.

Keshtu si eshte lajmi duket sikur qeveria po vjedh. Po a eshte e vertete?

Add new comment