Ylljet Aliçka, ish-ambasadori shqiptar në Francë: Sulmi në zemër të Parisit, ‘kronikë e një vrasje të paralajmëruar’

Postuar në 08 Janar, 2015 02:37

Për ish-ambasadorin shqiptar në Francë, ajo çka ndodhi këtë të mërkurë në zemër të Parisit ishte një kronikë e paralajmëruar më herët dhe kjo për vetë faktin se gazeta “Charlie Hebdo” dhe vetë Franca ka qënë vazhdimisht nën targetin e sulmeve terroriste. Ylljet Aliçka thotë se gazeta satirike ka qenë mjaft provokuese dhe kjo ngjarje duhet të shërbejë për një sensibilizim të opinionit publik. “Ka kohë që Franca po bëhet target i kërcënimeve terroriste nga grupe ekstremiste fondamentaliste të fesë islame”, tha Ylljet Aliçka në studion e “Ora News” gjatë një bisede me gazetarin Patrik Sadikaj. Fakti që ky sulm i rëndë, i kryer me gjakftohtësi nga njerëz profesionistë ndodhi pikërisht në Francë, për ish ambasadorin tonë atje, tregon qartë faktin se gjithnjë e më shumë terrorizmi po gjen hapësirë në Europë.

 

l.v

 

http://www.oranews.tv/vendi/diplomatet-shqiptare-ne-france-sulmi-ishte-paralajmeruar-me-heret/

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.