Arkiv-Lajme
Përgatitja e draft-raportit sjell sërish në Tiranë për një vizitë treditore raportuesin Knut Fleckeinstein
Knut Fleckeinstein, pritet të vizitojë sërish Tiranën nga data 7 deri në 9 janar. Gjatë vizitës së tij, Raportuesi për Shqipërinë në Parlamentin Europian do të informohet për përgatitjen e draft-raportit për Shqipërinë, ndërsa do të zhvillojë takime me presidentin e Republikës, Bujar Nishani, kryetarin e Kuvendit, Ilir Meta si dhe liderin e opozitës, Lulzim Basha. Knut Fleckeinstein nuk do të takohet me kryeministrin Edi Rama, për shkak se ky i fundit do të jetë në udhëtim jashtë vendit.
Kriza greke çon në rënien e euros. Presidenti Hollande thotë se vetëm Greqia mund të vendosë nëse dëshiron të qëndrojë në eurozonë apo jo
Në fillim të javës vlera e euros kundrejt dollarit ra në nivelin më të ulët në nëntë vjet, ndërkohë që frika mbi paqëndrueshmërinë në eurozonë u thellua më tej në javën e parë të vitit të ri. Siç njofton nga Londra korrespondentja e “Zërit të Amerikës” Sela Hennessy, investitorët kanë ngritur gjithashtu shqetësime lidhur me mundësinë që Banka Qendrore Evropiane të nisë një program stimulimi monetar në vitin 2015. Gjatë një interviste për radion franceze, Presidenti Francois Hollande u pyet lidhur me mundësinë e daljes së Greqisë nga eurozona.
Vlerësimi i Bamir Topit: Dy politikanët(mes kryesorëve)më pak mëkatarë janë Ilir Meta dhe Edi Rama
Bamir Topi, kryetar i Frymës së Re Demokratike, ka qenë i ftuar në emisionin “Oktapod” ku ka folur edhe për politikë, përveçse për aspekte të tjera të jetës së vet. Drejtuesi Turjan Hyska e ka pyetur edhe për mendimin që ka ish-presidenti për mëkatet që mund të kenë politikanë të ndryshëm. Rezulton se për Topin “Ilir Meta ka qenë një politikan i ekuilibruar dhe edhe kur ka bërë ndonjë mëkat të vogël e ka bërë në qeverisjen me të majtën.
123 vjet nga lindja e Fan Nolit..si e kujtuan shqiptarët dhe Kisha
Veç ndonjë postimi për jetëshkrimin e tij, në Shqipëri nuk pati ndonjë aktivitet zyrtar për 123 vjetorin e lindjes së Fan Nolit. Peshkopi që u angazhua në njohjen e autoqefalisë së kishës shqiptare, dhe që udhëhoqi të ashtuquajturin revolucion demokratik të vitit 1924, duke shërbyer për 6 muaj si kryeministër i Shqipërisë nuk u kujtua me ndonjë ceremoni të veçantë nga shteti shqiptar as për rolin e spikatur që pati si përkthyes i disa veprave në letërsi e publicistikë, mes të cilave tragjeditë e Shekspirit, Rubairat e Omar Khajamit aspo romanin “Don Kishoti” të Servantesit.
Mikis Teodorakis, mbështetje për një qeveri të majtë që nuk do ta dorëzojë Greqinë te të huajt
Kompozitori i njohur grek. Mikis Teodorakis është për një qeveri të Radikalëve të Majtë që do të jetë krejtësisht e pavarur nga programet e mbështetjes financiare dhe memorandumet e masave shtrënguese që kreditorët dhe partnerët ndërkombëtarë kërkojnë t’i imponojnë Greqisë. Ky është dhe kushti për të mbështetur partinë Syriza të udhëhequr nga Aleksis Tsipras në zgjedhjet e parakohshme që do të mbahen në Greqi fund të janarit.
Pelegrinët serbë nuk arrijnë të festojnë Krishtlindjet në Gjakovë. Shkak reagimi i një shoqate dhe aktivistëve të VV-së. Mediat serbe raportojnë për sulme
Një autobus me pelegrinë serbë që donin të festonin krishtlindjet (Epifania) në Gjakovë, është sulmuar lehtë nga aktivistë të Vetëvendosjes shoqëruar nga kori i thirrjeve të pjesëtarëve të shoqatës “Thirrja e nënave”. “Koha Ditore” raporton se autobusi është sulmuar me copa akulli dhe policia ka ndaluar 2 persona të VV-së. Nga ana e vet media serbe “B92” ka raportuar se shoferi i autobusit është lënduar dhe ka cituar drejtuesin e shoqatës së qytetarëve të zhvendosur nga Gjakova, që ka kërkuar reagim nga komuniteti ndërkombëtar. s.z
Prishja e 4 katëshit në Hudënisht, Altin Goxhaj arrestohet për “kundërshtim të policisë në detyrë”
Inspektoriati Ndërtimor Urbanistik Kombëtar u përball sot me rastin e ngujimit të 20 personave, anëtarë të fisit Brahja, që jetonin në godinën 4-katëshe, banesë dhe lokal, pronë e Azem Brahjas në zonën turistike të Hudënishtit, përgjatë vijës liqenore Lin-Pogradec. Prej të hënës kjo familje paralajmëroi se nuk dilte nga ambientet pa kompensim. Në mbështetje të tyre ishte edhe Altin Goxhaj, i pajtuar si avokat nga kjo familje, i cili u shoqërua në Komisariatin e Pogradecit. Ai dhe pjesëtarët e familjes kundërshtuan policinë e Pogradecit dhe INUK-un gjatë aksionit.
Mbyllet dosja Imami për reklamat. Qeveria tërhiqet përfundimisht nga akuzat për ish-ministrin e Mbrojtjes
Sekretari i Përgjithshëm i Ministrisë së Mbrojtjes, Arian Kraja mësohet se ka dorëzuar në gjykatë një shkresë zyrtare ku kërkon tërheqjen nga ankimi për ish-ministrin e Mbrojtjes, Arben Imami i akuzuar nga kjo ministri për shkelje me reklamat.
Siç raporton gazeta “Tema” raporton se ankimi i Ministrisë së Mbrojtjes do të zyrtarizohet javën e ardhshme, në seancën e paracaktuar nga gjyqtarja Migena Laska. Megjithatë, kjo seancë konsiderohet formale nga Prokuroria, sa kohë që Ministria e Mbrojtjes ka rënë dakord ta mbyllë procesin në gjykatë.
Meqë po flitet për Kabanë...
Ka nisur një debat jo i vogël, në rrjetet sociale dhe jo vetëm, mbi “Albanian Soul” të Shkëlzen Dolit, shfaqur në pushimin e koncertit të Vjenës, si pjesë shoqëruese e një filmi që i kushtohej një prej rrugëve të njohura të kryeqytetit austriak. Debati ka nisur nga raportimi jo i saktë i medias, që e trajtoi performimin e Dolit dhe muzikantëve të tjerë, si pjesë të Koncertit të Vjenës, duke përcjellë mesazhe që janë të paqena.
PD publikon foton e Pajtim Serjanit në oborrin e Partisë Socialiste. A i kompromenton drejtuesit e mazhorancës?
Një foto e publikuar në faqen e fejsbukut të Partisë Demokratike e të plagosurit në atentatin e së hënës në Rrugën e Kavajës, Pajtim Serjani në oborrin përpara selisë së Partisë Socialiste pritet të hapë një tjetër debat mbi lidhjet që emra të botës së krimit mund të kenë me drejtues politikë të mazhorancës.
Në foto duket Pajtim Serjani teksa qëndron në këmbë me syze pak metra nga dera e oborrit të selisë së Partisë Socialiste. Foton e Serjanit Partia Demokratike e ka shoqëruar edhe me këtë shënim.