Prishja e 4 katëshit në Hudënisht, Altin Goxhaj arrestohet për “kundërshtim të policisë në detyrë”

Inspektoriati Ndërtimor Urbanistik Kombëtar u përball sot me rastin e ngujimit të 20 personave, anëtarë të fisit Brahja, që jetonin në godinën 4-katëshe, banesë dhe lokal, pronë e Azem Brahjas në zonën turistike të Hudënishtit, përgjatë vijës liqenore Lin-Pogradec. Prej të hënës kjo familje paralajmëroi se nuk dilte nga ambientet pa kompensim. Në mbështetje të tyre ishte edhe Altin Goxhaj, i pajtuar si avokat nga kjo familje, i cili u shoqërua në Komisariatin e Pogradecit. Ai dhe pjesëtarët e familjes kundërshtuan policinë e Pogradecit dhe INUK-un gjatë aksionit. Në fillim u pohua se Goxhaj ishte shoqëruar, por më pas u kryen procedurat për ndalimin e tij me akuzën “kundërshtim i punonjësve të policisë në krye të detyrës”. Pronari Azem Brahaj deklaroi se i janë dhënë kompensim 100 mijë euro, kur vlera e ndërtesës shkon deri në 500 mijë euro.
a.k
Comments
Nje avokat qe kundershton
<p>Nje avokat qe kundershton ligjin hahahahaha,sa personazh qesharak qe eshte</p>
Add new comment