PD publikon foton e Pajtim Serjanit në oborrin e Partisë Socialiste. A i kompromenton drejtuesit e mazhorancës?

Postuar në 06 Janar, 2015 13:14

Një foto e publikuar në faqen e fejsbukut të Partisë Demokratike e të plagosurit në atentatin e së hënës në Rrugën e Kavajës, Pajtim Serjani  në oborrin përpara selisë së Partisë Socialiste pritet të hapë një tjetër debat mbi lidhjet që emra të botës së krimit mund të kenë me drejtues politikë të mazhorancës.

Në foto duket Pajtim Serjani teksa qëndron në këmbë me syze pak metra nga dera e oborrit të selisë së Partisë Socialiste. Foton e Serjanit Partia Demokratike e ka shoqëruar edhe me këtë shënim.

“Pajtim Serjani, miku i Shullazit i përfshirë mbrëmë në përplasjen e bandave, i fotografuar në hyrjen kryesore të Partisë Socialiste, aty ku mbrohet krimi e sulmohet opozita me deklarata si ato të deputetit Bushati sot”

Pak orë pasi PD publikoi një foto të Pajtim Serjanit të bërë përpara selisë së Partisë Socialiste, kjo e fundit reagoi me anë të një deklarate. Në reagim thuhet se “fotografia dhe komenti i PD që lidh të plagosurin e ngjarjes së mbrëmshme me Partinë Socialiste është një ndër shprehjet më të dëshpëruara të një opozite pa vizion, pa program, pa lider. Sa më shumë PD përshkallëzon këtë politikë balte, aq më e qartë bëhet për ne se nuk ia vlen as t’i përgjigjesh kësaj opozite që nuk do dialog, nuk do debat, nuk do zhvillim, por vetëm grindje dhe baltë”.

 

l.m

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.