Përgatitja e draft-raportit sjell sërish në Tiranë për një vizitë treditore raportuesin Knut Fleckeinstein

Knut Fleckeinstein, pritet të vizitojë sërish Tiranën nga data 7 deri në 9 janar. Gjatë vizitës së tij, Raportuesi për Shqipërinë në Parlamentin Europian do të informohet për përgatitjen e draft-raportit për Shqipërinë, ndërsa do të zhvillojë takime me presidentin e Republikës, Bujar Nishani, kryetarin e Kuvendit, Ilir Meta si dhe liderin e opozitës, Lulzim Basha. Knut Fleckeinstein nuk do të takohet me kryeministrin Edi Rama, për shkak se ky i fundit do të jetë në udhëtim jashtë vendit. Fleckenstein do të hartojë draft-rezolutën për Shqipërinë në fund të janarit, e cila do të diskutohet më pas nga Komisioni i Punëve të Jashtme të Parlamentit Europian. Më pas rezoluta pritet të votohet në seancë plenare të Parlamentit Europian në prill të këtij viti. Eurodeputeti e vizitoi Tiranën në 22 dhjetor me qëllim hartimin e një deklarate të përbashkët me mazhorancën dhe opozitën, ku u dha edhe garancia për zbatimin e kushteve të opozitës që kjo e fundit t’i rikthehej punës në Kuvend.
l.v
Add new comment