Arkiv-Lajme

Qeveria del nga tradita, jep edhe spitalet me koncesion..

Postuar në 06 Janar, 2015 12:57

Qeveria shesh si zgjidhje për përmirësimin e sistemi shëndetësor dhënien me koncesion të spialeve publike. Bëhet fjalë për një projekt që do të nisë fillimisht me privatizimin  e kontrollit bazë mjekësor, si dhe  shërbimin e dializës në siptalet e Korçës, Vlorës e Shkodrës. Qeveria shpreson që gjatë kësaj faze të japë me koncesion edhe administrimin e një spitali rajonal dhe menaxhimin e mbetjeve spitalore.

Nishani i kthen përgjigje negative mazhorancës për gjyqësorin: Nuk ka ligj të ri në fuqi, unë kam Kushtetutën

Postuar në 06 Janar, 2015 12:52

Përmes një interviste për “Zërin e Amerikës” ku analizon zhvillimet kryesore të vitit të shkuar dhe sfidat e vendit për 2015, Presidenti Bujar Nishani i ka kthyer përgjigje mazhorancës lidhur me thirrjen që të të rihapë procesin për tre vendet e mbetura bosh, sipas ndryshimeve ligjore të miratuara nga parlamenti në fund të dhjetorit të shkuar. Nishani tha se do të respektojë procedurat në fuqi për emërimin e gjyqtarëve të Gjykatës së Lartë, duke ju përgjigjur kështu negativisht kërkesës së shumicës.

Një grua kamikaze shpërthen në qendër të Stambollit: vritet një polic në qendrën turistike. Sulmi, vepër e një lëvizjeje të ekstremit të majtë

Postuar në 06 Janar, 2015 12:14

Sulmi ndodhi para selisë së policisë, jo shumë larg nga sheshi Sultanahmet, pohojnë burime nga ana e Frontit Revolucionar të Lëvizjes Çlirimtare, lëvizje, e afërt e ekstremit të majtë. Një efektiv blu ka gjetur vdekjen ndërsa dy policë kanë mbetur të plagosur në Stamboll, kur një femër është hedhur në ajër, në afërsi të selisë së policisë, në sheshin qendror Sultanahmet, aty ku ndodhet dhe e famshmja Xhamia Blu.

Mbesa e Picasso-s shet 290 milionë dollarë veprat e gjyshit. Marina Picasso: Na la në varfëri

Postuar në 06 Janar, 2015 11:41

Mbesa e Picasso-s shet koleksionin e veprave të gjyshit të saj të “ftohtë”, duke pretenduar se ai ka braktisur familjen e saj për të jetuar në varfëri. Mbesa e artistit legjendar spanjoll, Pablo Picasso është duke shitur një përzgjedhje të punës së artistit, si dhe vilën e tij të famshme franceze, me një shumë të konsiderueshme prej 290 milionë dollarë. Marina Picasso, e cila kishte treguar se Picasso kish qenë tepër i ftohtë dhe i largët prej saj dhe të vëllait, kur ata ishin fëmijë, ka rrëmbyer pjesë të artit të tij.

Debat i ashpër në Francë, gazetari Caron: "Kosova shtet i dështuar!" Ish-administratori Kouchner: "Nuk është e vërtetë. E kemi bombarduar Serbinë dhe mirë kemi bërë!"

Postuar në 06 Janar, 2015 11:32

Ish-kryeadministratori dhe dikur ministër i jashtëm i Francës është konfrontuar ashpër në një debat në “France 2” së fundi kur ka folur për Kosovën. Gazetari që ka mbuluar luftën në Kosovë, Aymeric Caron i ka thënë Kouchnerit se “Kosova është shtet i dështuar dhe mafioz dhe për krerët e saj ka akuza për trafikim organesh”. - “Ju jeni i sëmurë”, - i ka thënë mes tjerash Kouchner duke iu përgjigjur: - “Si mund të imagjinoni trafikim organesh në një vend ku spitalet nuk kanë pasur rrymë?”, thotë i nervozuar Kouchner, siç raporton “Interaktiv” në KTV.

Rexhep Qosja e konsideron shkrimin e M. Krajës shprehje të ideologjsë separatiste të ASHAK. Reagon Akademia: “Shkrimi është autorial”

Postuar në 06 Janar, 2015 10:57

Shkrimi i para disa kohëve i Mehmet Krajës “Kosova dhe Shqipëria në katër pamje” vijon të provokojë reagime, duke lënë të kuptohet se në trajtimin e marrëdhënieve Shqipëri-Kosovë përvijohen dy qasje që nuk janë personale. Rexhep Qosja përgjigje sot ndaj Krajës me shkrimin “Ideologjia e prapavajtjes”, të cilin madje e ka cilësuar si një lloj shpalljeje programatike që burimisht do parë tek Akademia e Shkencave e Kosovës.

Dhjetë ditë pas aksidentit, trageti “Norman Atlantic” ende në flakë, i ankoruar në portin e Brindizit

Postuar në 06 Janar, 2015 10:31

Nuk po arrihet të shuhen flakët në bordin e tragetit italian “Norman Atlantic”, i cili i ankoruar në portin e Brindizit, ende nuk është vënë nën kontroll. Mediat italiane citojnë Mario Valenten, Komandantin e kapitenerisë së portit të Brindizit, sipas të cilit situata është në një gjendje emergjence pasi flakët kanë ardhur nga brenda portit të tragetit, ku siç thekson ai, dyshohet se ka ende vatra zjarri. Ai nënvizon se nga ana e autoriteteve italiane po punohet për të rifilluar sërish inspektimet në bordin e tragetit, por moti i keq dhe erërat e forta komplikojnë situatën.

Paqartësitë e dy atentateve në kryeqytet. A ka përpjkekje për të fshehur lidhjen e dy ngjarjeve me Emiljano Shullazin?

Postuar në 06 Janar, 2015 10:26

Paqartësitë lidhur me dy ngjarjet kriminale që u regjistruan të hënën në mbrëmje në kryeqytet vazhdojnë edhe pas komunikatës zyrtare të policisë që ka dhënë versionin e saj rreth dy atentateve ku mbeti i vdekur Arianit Sterio dhe u plagosën tre të tjerë.

Mungesa e katolikëve në qeverinë e Kosovës i bie në sy Agron Gjekmarkajt që thotë se “të humbur dalin kosovarët”

Postuar në 06 Janar, 2015 09:17

Agron Gjekmarkaj shkruante sot në gazetën “Panorama” për “një gabim trishtues që duhet korrigjuar shpejt” në qeverinë e Kosovës. Është fjala për mungesën e përfaqësimit më të të katolikëve, prezenca e të cilëve, sipas Gjekmarkajt do të ishte vlerë, por edhe do të “bënte më anemike propagandën serbe” që përpiqet të paraqesë Kosovën si vend të radikalizmit islamik. Ndonëse e quan thjesht një “budallaki shqiptare” dhe jo një kalkulim, Gjekmarkaj thotë se nga kjo mungesë “të humbur dalin kosovarët”.

Akuzohen për armëmbajtje pa leje Shullazi e Dani, por nuk ka prova. Edhe pse me plagë, dalin nga spitali

Postuar në 06 Janar, 2015 09:00

Të akuzuar nga policia për armëmbajtje pa leje, Emiljano Shullazi dhe Gilmado Dani gjithsesi janë lënë të lirë sot për mungesë provash. Shullazi qëndroi gjatë gjithë natës në spitalin e Traumës në Tiranë.

Pages

Subscribe to RSS - Arkiv-Lajme