Debat i ashpër në Francë, gazetari Caron: "Kosova shtet i dështuar!" Ish-administratori Kouchner: "Nuk është e vërtetë. E kemi bombarduar Serbinë dhe mirë kemi bërë!"

Postuar në 06 Janar, 2015 11:32

Ish-kryeadministratori dhe dikur ministër i jashtëm i Francës është konfrontuar ashpër në një debat në “France 2” së fundi kur ka folur për Kosovën. Gazetari që ka mbuluar luftën në Kosovë, Aymeric Caron i ka thënë Kouchnerit se “Kosova është shtet i dështuar dhe mafioz dhe për krerët e saj ka akuza për trafikim organesh”. - “Ju jeni i sëmurë”, - i ka thënë mes tjerash Kouchner duke iu përgjigjur: - “Si mund të imagjinoni trafikim organesh në një vend ku spitalet nuk kanë pasur rrymë?”, thotë i nervozuar Kouchner, siç raporton “Interaktiv” në KTV. Ai shtoi se ishte vetë Parlamenti Kosovar që kërkoi hetime pas raportit të Këshillit të Evropës. Gazetari Caron ka ngritur pikëpyetje për nevojën e bombardimeve në vitin 1999, dhe madje ka pohuar se përveç Putinit këtë e kundërshtonte edhe Ibrahim Rugova. “Kjo nuk është aspak e vërtetë. Ne kemi intervenuar sepse në Kosovë zhvilloheshin masakra kundër popullatës civile. Të gjithë kanë qenë pro sepse kishte luftë permanente kundër shqiptarëve të Kosovës. E kemi bombarduar Serbinë dhe mirë kemi bërë. Nuk është e vërtetë që Rugova ka qenë kundër, përkundrazi, ka qenë i pari që fuqishëm na ka përkrahur për bombardime. Pala kosovare ka qenë unanime për intervenim”, tha ish-kryeadministratori, raportojnë mediat kosovare. Sipas Kouchner, Putinin Perëndimi e kishte paralajmëruar se nuk do të lejonin largimin masiv të shqiptarëve dhe vazhdimin e torturave dhe masakrave. Diplomati francez ishte në emisionin e “France 2” për të promovuar librin e tij.

 

l.v

 

http://www.thealbanian.co.uk/debat-i-ashper-ne-france-per-kosoven-video.html

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.