Mbesa e Picasso-s shet 290 milionë dollarë veprat e gjyshit. Marina Picasso: Na la në varfëri

Postuar në 06 Janar, 2015 11:41

Mbesa e Picasso-s shet koleksionin e veprave të gjyshit të saj të “ftohtë”, duke pretenduar se ai ka braktisur familjen e saj për të jetuar në varfëri. Mbesa e artistit legjendar spanjoll, Pablo Picasso është duke shitur një përzgjedhje të punës së artistit, si dhe vilën e tij të famshme franceze, me një shumë të konsiderueshme prej 290 milionë dollarë. Marina Picasso, e cila kishte treguar se Picasso kish qenë tepër i ftohtë dhe i largët prej saj dhe të vëllait, kur ata ishin fëmijë, ka rrëmbyer pjesë të artit të tij. Oferta përfshin pikturën e vitit 1921 të quajtur “Mëmësia” për 50 milionë dollarë, atë të 1911 “Femra dhe Mandolina” për 60 milionë dollarë, dhe një portret të gruas të tij të parë në 1923, Olga Khokhlova për 60 milionë dollarë. Ajo po ua shet këtë vepër arti klientëve personalë dhe pritet që të njohë blerës të rinj në Gjenevë, siç konfirmojnë burime të “Daily Mail”. Gjithashtu, ajo ka ofruar për shitje edhe pasuritë e gjyshit të saj në Kanë dhe Francë, raporton burimi në fjalë. E quajtur “Kalifornia”, ai jetoi në vilë me gruan e tij të dytë, Jacqueline Roque, e cila vrau veten në moshën 59-vjeçare pas vdekjes së Picasso-s. Që kur vila u shndërrua në muze dhe galeri e hapur për publikun, Marina e kishte të trashëguar atë pronë. Edhe pse ajo kishte një gjysh të njohur botërisht, Marina është shprehur se u rrit në varfëri me Picasso-n jo të gatshëm të siguronte çdo ndihmë financiare për familjen. Në kohërat moderne, Picasso u bë artisti më i famshëm në histori, me vepra të rëndësishme. Ai ka më shumë se 1,000 piktura të regjistruara si të vjedhura, të humbura apo të kontestuara, të cilat janë më shumë se dy herë të regjistruara në listë.

 

l.v

 

http://www.dailymail.co.uk/news/article-2897229/Pablo-Picasso-s-granddaughter-selling-collection-works-190million.html

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.