Nishani i kthen përgjigje negative mazhorancës për gjyqësorin: Nuk ka ligj të ri në fuqi, unë kam Kushtetutën

Postuar në 06 Janar, 2015 12:52

Përmes një interviste për “Zërin e Amerikës” ku analizon zhvillimet kryesore të vitit të shkuar dhe sfidat e vendit për 2015, Presidenti Bujar Nishani i ka kthyer përgjigje mazhorancës lidhur me thirrjen që të të rihapë procesin për tre vendet e mbetura bosh, sipas ndryshimeve ligjore të miratuara nga parlamenti në fund të dhjetorit të shkuar. Nishani tha se do të respektojë procedurat në fuqi për emërimin e gjyqtarëve të Gjykatës së Lartë, duke ju përgjigjur kështu negativisht kërkesës së shumicës.

‘Së pari nuk ka asnjë ligj të ri që ka hyrë në fuqi. Kemi një ligj i cili është ende në fuqi, dhe si president i Republikës jam i detyruar së pari të zbatoj kohën e parashikuar në ligj dhe në Kushtetutë për procesin, ato kritere që ka ligji. Në këtë rast vazhdoj të konstatoj me keqardhje mungesën e vullnetit të shumicës për të zbatuar vendimet e Gjykatës Kushtetuese, pasi ka një vendim që përcakton qartë se çfarë do të thotë konsultë midis presidentit dhe parlamentit për emërimin e gjykatësve të Gjykatës së Lartë. Unë do të vazhdoj të respektoj të drejtën kushtetuese, përderisa ligjvënësi do të vendosë të ndryshojë Kushtetutën”, deklaroi Nishani.

a.k

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.