Një grua kamikaze shpërthen në qendër të Stambollit: vritet një polic në qendrën turistike. Sulmi, vepër e një lëvizjeje të ekstremit të majtë

Postuar në 06 Janar, 2015 12:14

Sulmi ndodhi para selisë së policisë, jo shumë larg nga sheshi Sultanahmet, pohojnë burime nga ana e Frontit Revolucionar të Lëvizjes Çlirimtare, lëvizje, e afërt e ekstremit të majtë. Një efektiv blu ka gjetur vdekjen ndërsa dy policë kanë mbetur të plagosur në Stamboll, kur një femër është hedhur në ajër, në afërsi të selisë së policisë, në sheshin qendror Sultanahmet, aty ku ndodhet dhe e famshmja Xhamia Blu. Gruaja, siç raporton e përditshmja “Hurriyet”, fliste anglisht. Guvernatori i Stambollit, Vasif Sahin ka shpjeguar se atentatorja ka deklaruar në anglisht se kishte harruar portofolin në komisariat. Sipas agjencisë lokale Cihan, gruaja “u aktivizua pak para kohe se të hynte në ndërtesën e policisë, ndërsa rojet në hyrje e kishin penguar atë”. Shpërthimi shkaktoi vdekjen e njërit prej policëve, ndërsa dy të tjerë mbetën të plagosur. Sulmi u mor përsipër nga Fronti Revolucionar i Çlirimit (DHKP-C), një lëvizje e afërt e ekstremit të majtë. Një militant javën e kaluar lëshoi  një bombë në afërsi të pallatit Dolmanbahce në Stamboll, seli e Kryeministrit.

 

 

l.v

 

 

http://www.hurriyetdailynews.com/english-speaking-suicide-bomber-injures-two-policemen-in-attack-near-istanbuls-touristic-square.aspx?pageID=238&nID=76584&NewsCatID=509

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.