Dhjetë ditë pas aksidentit, trageti “Norman Atlantic” ende në flakë, i ankoruar në portin e Brindizit

Postuar në 06 Janar, 2015 10:31

Nuk po arrihet të shuhen flakët në bordin e tragetit italian “Norman Atlantic”, i cili i ankoruar në portin e Brindizit, ende nuk është vënë nën kontroll. Mediat italiane citojnë Mario Valenten, Komandantin e kapitenerisë së portit të Brindizit, sipas të cilit situata është në një gjendje emergjence pasi flakët kanë ardhur nga brenda portit të tragetit, ku siç thekson ai, dyshohet se ka ende vatra zjarri. Ai nënvizon se nga ana e autoriteteve italiane po punohet për të rifilluar sërish inspektimet në bordin e tragetit, por moti i keq dhe erërat e forta komplikojnë situatën. Forcat zjarrfikëse italiane po punojnë për shuarjen e flakëve si dhe normalizimin e situatës me qëllim nisjen e inspektimeve edhe ditën e sotme në brendësi të “Norman Atlantic”.
Prej ditësh autoritetet italiane vijojnë të kryejnë inspektime në bordin e tragetit, për të zbuluar arsyen e përfshirjes së tij nga flakët mëngjesin e 28 dhjetorit si dhe mundësinë e gjetjes së trupave të tjerë të pajetë, pasi siç bëri të ditur Prokurori i Barit Giuseppe Volpe, 10-15 persona vazhdojnë të rezultojnë të humbur.

a.k

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.