Mungesa e katolikëve në qeverinë e Kosovës i bie në sy Agron Gjekmarkajt që thotë se “të humbur dalin kosovarët”

Postuar në 06 Janar, 2015 09:17

Agron Gjekmarkaj shkruante sot në gazetën “Panorama” për “një gabim trishtues që duhet korrigjuar shpejt” në qeverinë e Kosovës. Është fjala për mungesën e përfaqësimit më të të katolikëve, prezenca e të cilëve, sipas Gjekmarkajt do të ishte vlerë, por edhe do të “bënte më anemike propagandën serbe” që përpiqet të paraqesë Kosovën si vend të radikalizmit islamik. Ndonëse e quan thjesht një “budallaki shqiptare” dhe jo një kalkulim, Gjekmarkaj thotë se nga kjo mungesë “të humbur dalin kosovarët”. Aq më tepër pastaj që prezenca e tyre shekullore provon se shqiptarët nuk janë ardhës, një tezë kjo që i ngjan më shumë një artifici. Në fund konstatimi se me ikjen e Ibrahim Rugovës, i konvertuar në katolik ky, edhe politika kosovare u ballkanizua dhe iu drejtua “cicmicit”.
s.z

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.