Arkiv-Lajme
Urdhri për drejtoritë rajonale të arsimit: Mësuesit debitorë ndaj OSHEE-së, të largohen nga puna
Gazeta “Shqip” informon sot për një urdhër të Ministrisë së Arsimit për largimin nga puna të të gjithë mësuesve dhe atyre që janë punonjës të administratës së shkollave, të cilët rezultojnë debitorë ndaj OSHEE-së. “Urdhri i Ministrisë së Arsimit e Sportit ka mbërritur pranë drejtorive rajonale arsimore në të gjithë vendin më datë 30 dhjetor 2014, ku jepej e gjithë procedura që duhej të ndiqej për verifikimin e debitorëve dhe pushimin e tyre nga puna.
Zhduken dy peshkatarë, kishin dalë me varkë në gjirin e Lalzit. Policia kufitare nis kërkimet
Që prej pasdites së djeshme dy peshkatarë nga qyteti i Durrësit rezultojnë të zhdukur, pasi kishin dalë për peshkim me varkën e tyre. Peshkatarët e zhdukur janë Avni Shahinaj dhe Bekim Maçinaj, prej të cilëve ende nuk ka asnjë njoftim se ku mund të jenë pas nisjes së tyre në ujërat e Durrësit për të peshkuar. Zhdukja e tyre është bërë e ditur nga vetë familjarët e tyre të cilët kanë denoncuar në polici humbjen Bëhet e ditur se dy peshkatarët kishin dalë me një varkë të vogël për të peshkuar pranë ujërave të Gjirit të Lalzit.
Lajm i fundit - Arrestohen dy të rinjtë e videoskandalit në QSUT
Policia ka arrestuar dy të rinjtë e videoskandalit të rregjistruar në QSUT.
Ata janë Albi Boçi dhe Partik Kaço, të dy 18 vjeç.
Rriten çmimet e pasaportave dhe kartave të identitetit, sa kushtojnë ato për shqiptarët jashtë vendit
Ministria e Brendshme ka miratuar çmimet e reja të pasaportave biometrike dhe letërnjoftimeve që hyjnë në fuqi nga 1 janari. Çmimet kanë pësuar rritje, dhe siç është publikuar në faqen zyrtare të MPB-së, letërnjoftimi (karta e identitetit) do të jetë 1 500 lekë nga 1 000 që ka qenë më parë, ndërsa pasaportat biometrike 7 500 lekë, nga 6 000 lekë. Edhe shqiptarët do të aplikojnë për këto dy dokumenta në zyrat tona konsullore jashtë vendit, do të operojnë me çmime të reja. Në Itali dhe Greqi duhet të paguajnë 12 euro për letërnjoftimin dhe 130 euro për pasaportën.
Paralajmërimi i gazetës britanike: Rrezik, po rikthehet rivaliteti bërthamor SHBA-Rusi
“The Guardian” shkruan se për shkak të lëvizjeve të pakontrolluara të nëndetesve nukleare ruse, Shtetet e Bashkuara të Amerikës po përgatiten për hakmarrje. Një rivalitet i ri dhe mjaft i rrezikshëm po pritet të ndodhë së shpejti mes Rusisë dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Kjo është gara nukleare ruso-amerikane. Frika për këtë garë po rritet në kohën kur përpjekjet për kontrollin e armëve në periudhën pas Luftës së Ftohtë po humb.
Eposi homerik, autori britanik Nicolson (ri)hedh idenë se çelsi për ta kuptuar do kërkuar te bardët skocezë. Datimi? “Iliada zë fill 2000 vjet p.k”
Adam Nicolson, një autor britanik që shkruan për historinë dhe letërsinë, ka botuar së fundmi një libër të titulluar: “Pse Homeri ka rëndësi(vlen)”. Në këtë libër Nicolson hedh idenë, jo të re në fakt, se Homeri është jë kulturë e tërë, që prodhoi Iliadën dhe Odisenë, dhe jo një person. Disa ide të përgjitshme mbi këtë libër ai i ka sqaruar në një intervistë për “National Geographic” në të cilën bën disa deklarime me interes.
Pronari i "Agon" u përgjigjet akuzave dhe kritikave, Becchetti te “Il Fatto Quotidiano” : Nëse do të ishim televizion i varfër, shtypi nuk do të merrej kaq shumë me ne!
Shtypi italian i ka kushtuar gjerësisht vëmendje zhvillimeve në "Agon Italia", televizionin që prodhon në Shqipëri për tregun italian. Largimi i drejtorit Caprarica apo akuzat e një ish pjesëmarrësi në një reality-show kane sjellë edhe reagimin e pronarit të këtij televizioni, Francesco Becchetti. Ky i fundit, në një intervistë për “Il Fatto Quotidiano” shprehet se akuzat vijnë për shkak të “rrezikut” që ky projekt i sjell rivalëve të tij. ”Kam guxuar të imagjinoj një televizion ndryshe dhe kjo ka bezdisur ndokënd. Kemi si synim 1 për qindeshin e audiencës.
Shkrimi i “Der Spiegel” për daljen e Greqisë nga Euro detyron qeverinë gjermane të shprehet publikisht për të kundërtën
Qeveria gjermane hedh poshtë zërat se ka një ndryshim kursi ndaj një daljeje të mundshme të Greqisë nga zona “Euro”. Nga zyra e shtypit e qeverisë gjermane, Georg Streiter ka hedhur poshtë variantin e publikuar nga “Der Spiegel”ku thuhej se në kushtet kur zona euro është konsoliduar, Gjermania mund t’i japë “OK” një vendimi të tillë. "Nuk ka asnjë ndryshim kursi” është shprehur Streiter për një agjenci lajmesh të cituar nga “ANSA”.
Bën vaki edhe kjo; një familje në Mat shtyn varrimin e një të afërmi, për shkak të një ure të prishur...
Situatat absurde në Shqipëri duket se nuk kanë të sosur. Mediat kanë raportuar se familja Lala në Mat, në komunën Baz, nuk kanë mundur të varrosin një të afërmin e tyre, pasi ura që çonte në varreza ishte prishur. Për këtë arsye, familja në fjalë ka bërë të pamendueshmen: ka shtyrë varrimin. Më tej rituali i njohur; thirrje autoriteteve për të ndërhyrë, për ta lënë ngjarjen në heshtje mediatike derisa vetë familjarët të kenë gjetur ndonjë zgjidhje të rastit edhe për këtë çështje që nuk ka bërë vaki ndoshta as në kohë të tjera.
s.z
Facebook, Zuckerberg kërkon ta kthejë vitin 2015 në “vitin e librit”
Mark Zuckerberg nis klubin e leximit. Themeluesi dhe administratori i Facebook ka njoftuar se dëshiron ta bëjë vitin 2015 “vitin e librit” dhe për këtë është impenjuar duke ftuar të gjithë përdoruesit të bëjnë të njëjtën gjë; të lexojnë dy libra në muaj. Nga dita e djeshme në rrjetet sociale shfaqet faqja “Year of books (viti i librave)”, që deri më tani ka marrë mijëra pëlqime. “ Do të lexojmë një libër të ri çdo dy javë dhe do të diskutojmë mbi të këtu” shkruhet në një postim.