Pronari i "Agon" u përgjigjet akuzave dhe kritikave, Becchetti te “Il Fatto Quotidiano” : Nëse do të ishim televizion i varfër, shtypi nuk do të merrej kaq shumë me ne!

Postuar në 04 Janar, 2015 14:24

Shtypi italian i ka kushtuar gjerësisht vëmendje zhvillimeve në "Agon Italia", televizionin që prodhon në Shqipëri për tregun italian. Largimi i drejtorit Caprarica apo akuzat e një ish pjesëmarrësi në një reality-show kane sjellë edhe reagimin e pronarit të këtij televizioni, Francesco Becchetti.  Ky i fundit, në një intervistë për “Il Fatto Quotidiano” shprehet se akuzat vijnë për shkak të “rrezikut” që ky projekt i sjell rivalëve të tij. ”Kam guxuar të imagjinoj një televizion ndryshe dhe kjo ka bezdisur ndokënd. Kemi si synim 1 për qindeshin e audiencës. Ndjesia ime është se rezultatet e para të Agon-it janë të rëndësishme. Duke qenë se kemi nisur nga zero, jemi mjaft të kënaqur. Nëse do të ishim me të vërtetë një televizion i varfër, shtypi italian nuk do të merrej kaq shumë me ne! Sigurisht që ka ende për të përmirësuar por duhet të keni parasysh se kemi vetëm pak më shumë se një muaj që kemi dalë në transmetim” shprehet Becchetti. Në intervistë Becchetti flet edhe për largimet e drejtorëve, figurat e njohura të televizionit italian që i janë bashkuar ekipit të "Agon"-it si dhe për pikëpyetjet që ka ngritur sipërmarrja e tij mediatike.

Intervista e plotë: http://www.tvblog.it/post/712960/agon-channel-parla-becchetti-diamo-fastidio-capraricca-voleva-pure-le-ciabattine-scendiletto

n.k

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.