Rriten çmimet e pasaportave dhe kartave të identitetit, sa kushtojnë ato për shqiptarët jashtë vendit

Ministria e Brendshme ka miratuar çmimet e reja të pasaportave biometrike dhe letërnjoftimeve që hyjnë në fuqi nga 1 janari. Çmimet kanë pësuar rritje, dhe siç është publikuar në faqen zyrtare të MPB-së, letërnjoftimi (karta e identitetit) do të jetë 1 500 lekë nga 1 000 që ka qenë më parë, ndërsa pasaportat biometrike 7 500 lekë, nga 6 000 lekë. Edhe shqiptarët do të aplikojnë për këto dy dokumenta në zyrat tona konsullore jashtë vendit, do të operojnë me çmime të reja. Në Itali dhe Greqi duhet të paguajnë 12 euro për letërnjoftimin dhe 130 euro për pasaportën. Në SHBA, 18 dollarë për letërnjoftimin dhe 240 dollarë për pasaportën biometrike. Në Belgjikë, 16 euro letërnjoftimi dhe 160 euro pasaporta biometrike. Në Mbretërinë e Bashkuar çmimi do të jetë 13 Paund letërnjoftimi dhe 144 paund pasaporta biometrike dhe në Zvicër 18 franga (zviceriane) letërnjoftimi, ndërsa pasaporta biometrike 204 franga (zviceriane).
Ministria e Brendshme bën të ditur se në fund të këtij viti sipas vendimit të qeverisë skadojnë dhe pasaportat biometrike për të miturit nga 0-16 vjeç të lëshuar në vitin 2009 me afat 10-vjeçar.
a.k
Add new comment