Urdhri për drejtoritë rajonale të arsimit: Mësuesit debitorë ndaj OSHEE-së, të largohen nga puna

Postuar në 05 Janar, 2015 04:52

Gazeta “Shqip” informon sot për një urdhër të Ministrisë së Arsimit për largimin nga puna të të gjithë mësuesve dhe atyre që janë punonjës të administratës së shkollave, të cilët rezultojnë debitorë ndaj OSHEE-së. “Urdhri i Ministrisë së Arsimit e Sportit ka mbërritur pranë drejtorive rajonale arsimore në të gjithë vendin më datë 30 dhjetor 2014, ku jepej e gjithë procedura që duhej të ndiqej për verifikimin e debitorëve dhe pushimin e tyre nga puna. Në udhëzimin e MAS, drejtorëve rajonalë të arsimit u është thënë se në rast se ky proces do të dështojë, atëherë do të jenë ata të cilët do të largohen nga puna”, citon urdhrin e ministrisë, gazeta “Shqip”.
s.z

Comments

Submitted by Anonim123 (not verified) on

<p>na tregoni urdherin qe te shohim bazen ligjore qe kane referuar. Apo kane referuar direktivat e partise si ne kohen e qoftelargut!</p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.