Eposi homerik, autori britanik Nicolson (ri)hedh idenë se çelsi për ta kuptuar do kërkuar te bardët skocezë. Datimi? “Iliada zë fill 2000 vjet p.k”

Adam Nicolson, një autor britanik që shkruan për historinë dhe letërsinë, ka botuar së fundmi një libër të titulluar: “Pse Homeri ka rëndësi(vlen)”. Në këtë libër Nicolson hedh idenë, jo të re në fakt, se Homeri është jë kulturë e tërë, që prodhoi Iliadën dhe Odisenë, dhe jo një person. Disa ide të përgjitshme mbi këtë libër ai i ka sqaruar në një intervistë për “National Geographic” në të cilën bën disa deklarime me interes. Sipas Nicolson, Iliada sidomos, daton 2000 vjet para Krishtit dhe kjo nisur nga dy arsye: së pari se në këtë poemë ka shumë elementë të përbashkët me botën indo-europiane si të tërë, duke nisur që nga veriu i Indisë për të vijuar me historitë gjermanike dhe islandeze. Dhe përveç kësaj, sidomos tek Iliada, mungojnë shumë aspekte të botës mesdhetare dhe egjeane. Dhe së dyti është asimetria qytetërimore mes të dyja kampeve. “Vendi i civilizuar është Troja...Grekët janë barbarët e Homerit. Dhe ky përshkrim për grekët nuk ka kuptim më vonë se vitet 1800-1700 p.k. Pas kësaj kohe ata mbërritën në Mesdhe dhe nisën krijimin e një shoqërie të qytetëruar”, thotë autori Nicolson. Ai ka edhe një ide sesi mund të ketë ecur krijimi i këtyre poemave deri në momentin kur u ruajtën si të shkruara. Nicolson “zbulon” botën e bardëve dhe poezisë orale, shumë më e madhe sesa bota e shkruar. Çelsi për të kuptuar këtë dukuri, pra për ta shpjeguar për publikun e gjerë, sesi ka mundësi që për qindra vjet vargje të tëra të mund të transmetohen pa humbur gjë, kërkohet te traditat orale. Nicolson sjell si shembull bardët skocezë, “me aftësi mahnitëse memorizuese”. “Mund ta këndosh një histori shumë më lehtë sesa ta tregosh atë”, vijon autori britanik, për të na kujtuar të gjithëve se këto teza, ne si shqiptarë i kemi hasur më herët te “Dosja H” apo edhe më pak te “Eskili, ky humbës i madh”, të dyja me autorësi të Ismail Kadaresë.
http://news.nationalgeographic.com/news/2015/01/150104-homer...
s.z
Add new comment