Arkiv-Lajme

I shumëprovokuari kryeministër i Serbisë, emëron kryetarë të strukturave ilegale në Kosovë. “Koha Ditore” publikon vendimin

Postuar në 04 Janar, 2015 10:26

“Koha Ditore” publikon sot një dokument që vërteton implikimin e drejtpërdrejtë të Beogradit zyrtar me strukturat paralele në Kosovë. Vendimi, që mban firmën e kryeministrit Aleksandër Vuçç, i cili provokohet shumë lehtë dhe thuajse sa herë përmendet fjala Kosovë. “Në ditën e fundit të vitit 2014 kryeministri serb, Aleksandar Vuçiq ka marrë vendim për ndërrimin e disa kryetarëve të komunave ilegale që në vendim quhen “organet e përkohshme në Krahinën Autonome të Kosovës dhe Metohisë.

Opozita paralajmëron protesta. Kreu i PD-së, Basha: “Po zhbëhet gjithçka u bë në dy dekada. Po asgjësohet shtresa e mesme”

Postuar në 04 Janar, 2015 09:11

Opozita ka nisur vitin 2015 me një mesazh të kryetarit të PD-së, Lulzim Basha, i cili ka nënvizuar situatën e vështirë ekonomike. Sipas tij, politikat e qeverisë po çojnë në asgjësimin e arritjeve ekonomike të vendit dhe në elemenimin e shtresës së mesme. “Po zhbëhet gjithçka që u ngrit me sakrifica në dy dekada. Shtresa e mesme është sinonim i sipërmarrjes, investimit, rritjes ekonomike dhe punësimit. Shtresa e mesme është garanti i demokracisë, i lirisë dhe mirëqenies. Kjo shtresë duhet mbrojtur dhe konsoliduar me çdo kusht.

Nuk kriposën rrugët, arrestohet zyrtarë dhe punonjësit e një kompanie. Premçi: Firmat e mirëmbajtjes së rrugëve kanë përgjegjësi

Postuar në 04 Janar, 2015 08:54

Drejtori i Përgjithshëm i Emergjencave Civile Shemsi Premçi akuzon kompanitë e mirëmbajtjes së Rrugëve për situatën problematike të krijuar ditët e fundit. Sipas Premçit, edhe pse ishin në dijeni të situatës, kompanitë private nuk kanë marrë masa për të siguruar sasinë e nevojshme të kripës apo të lëndëve të tjera të nevojshme për zhbllokimin e rrugëve nga bora apo akulli.

Papa cakton 20 kardinalë të rinj. Në listë edhe prelatë nga Etiopia, Vietnami apo Tonga

Postuar në 04 Janar, 2015 07:47

Papa Françesku ka caktuar 20 kardinalë të rinj. Emrat përfshijnë prelatë të ndryshëm të Kishës Katolike në Itali, Gjermani, Francë e deri në Tonga, apo Vietnam dhe Uruguaji. Akti formalizohet më 14 shkurt dhe nga 20 të zgjedhur, 15 janë poshtë moshës 80-vjeç, që u lejon atyre të marrin pjesë në zgjedhjen e pasuesit të Papës.
http://www.bbc.com/news/world-europe-30672018
s.z

Skënder Bruçaj për “KosovaPress”: Xhamia e madhe në Tiranë nis në janar, përfundon për 3 vite

Postuar në 04 Janar, 2015 06:54

Punimet për ndërtimin e Xhamisë së Madhe të Tiranës do të nisin në muajin janar dhe pritet të përfundojnë brenda 3 vitesh. Konfirmimi vjen nga kreu i Komunitetit Musliman në Shqipëri Skënder Bruçaj.

Ky i fundit, në një intervistë për “KosovaPress” thotë se “ëndrra më e madhe të besimtarëve myslimanë, ndërtimin e Xhamisë së Namazgjasë” është drejt realizimit.

Prifti i Katedrales së Rrëshenit vdes nga infarkti gjatë meshës

Postuar në 04 Janar, 2015 06:19

Një klerik i Kishës Katolike në Shqipëri ka pësuar infarkt ndërsa mbante meshën e së dieles në katedralen e Rreshenit në Mirditë. Agjencia e Lajmeve “Balkanweb” raporton se paraditen e sotme, atë Vitorio Piubellini është ndarë nga jeta gjatë kohës që drejtonte ceremoninë.

Kjo ngjarje është përjetuar shumë keq edhe nga Ipeshkvi Cristoforo Palmieri, i cili është ndjerë keq dhe është dërguar në spital, nga ku mësohet se ndodhet në gjendje të rëndë.

“Profecitë” e ekonomistëve botërorë për vitin 2015…

Postuar në 04 Janar, 2015 05:25

Një vit tjetër “purgatori”. Kështu e parashikojnë ekonomistët botërorë vitin 2015 nw aspektin ekonomik. Parashikimet e Alan Friedman për 2015 janë se SHBA-të do të kenë një rritje të konsiderueshme falë rënies së çmimit të karburanteve që ka nisur prej disa muajsh, ashtu sikurse edhe Azia që ka përpara një vit me zhvillim. Por kontinenti i vjetër, Europa është e destinuar të vijojë të jetojë edhe disa muaj në vendnumëro. Në 2015, shkruan Friedman te “Corriere della Sera”, njerëzit nuk duhet të perceptojnë një rimëkëmbje (edhe pse mund të shënohet ndonjë rritje e investimeve dhe konsumit).

Haradinaj thotë te “Zëri” se Isa Mustafa është i papërshtatshëm për kryeministër dhe se kryeparlamentari Veseli s’është zgjedhja e tij

Postuar në 04 Janar, 2015 04:31

Kryetari  i AAK-së, Ramush Haradinaj e ka cilësuar si të papërshtatshëm për kryeministër Isa Mustafën e LDK-së, me të cilin më parë ishte negociata për formimin e një qeverie nga blloku opozitar. Në një intervistë dhënë “Zërit”, Haradinaj ka folur për të gjitha proceset politike që kaloi Kosova muajt e fundit ndërsa nuk ka lënë pa komentuar dy figurat që morën poste kryesore në qeverisjen e re. 

Ndahet nga jeta Edward Brooke, senatori i parë me ngjyrë

Postuar në 04 Janar, 2015 03:03

Është ndarë nga jeta në moshën 95 vjeçare Edward Brooke, i zgjedhuri i parë me ngjyrë në Senatin Amerikan. Brooke është zgjedhur në Senat në vitin 1966. "Ai ka qenë në frontin e parë të betejës për të drejtat civile” është shprehur presidenti amerikan Barak Obama sipas agjencisë së lajmeve “Ansa”.

N/drejtori i ISSH, Astrit Hado: Skema e re tenton të ulë deficitin e krijuar, duke mos i ulur përfitimet për personat që janë në pension

Postuar në 04 Janar, 2015 02:36

Instituti i Sigurimeve Shoqërorë (ISSH) është gati për të vënë në zbatim reformën e re të pensioneve. Nëndrejtori i ISSH, Astrit Hado shpjegon për “Monitor” se, tani janë në proces finalizimi një sërë rregulloresh, udhëzimesh dhe VKM që mbështesin zbatimin e plotë të saj. Ai shpjegon se, skema e re tenton të ulë deficitin e krijuar aktualisht, duke mos i ulur përfitimet për personat që janë në pension dhe ato që pensionojnë pas një 1 janarit 2015.

Pages

Subscribe to RSS - Arkiv-Lajme