Haradinaj thotë te “Zëri” se Isa Mustafa është i papërshtatshëm për kryeministër dhe se kryeparlamentari Veseli s’është zgjedhja e tij

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj e ka cilësuar si të papërshtatshëm për kryeministër Isa Mustafën e LDK-së, me të cilin më parë ishte negociata për formimin e një qeverie nga blloku opozitar. Në një intervistë dhënë “Zërit”, Haradinaj ka folur për të gjitha proceset politike që kaloi Kosova muajt e fundit ndërsa nuk ka lënë pa komentuar dy figurat që morën poste kryesore në qeverisjen e re.
“Unë nuk e kam votuar asnjëherë për kryeministër Mustafën. E kam vlerësuar si një kryetar partie, koleg. Dhe ka mundur të kryejë ndonjë punë tjetër, por nuk mendoj se është adekuat për kryetar të Qeverisë”, ka thënë Haradinaj. E sa i përket Kadri Veselit që mban detyrën e kryeparlamenarit, Haradinaj thotë se ai nuk është zgjedhja e tij dhe se nuk ka votuar për të. Gjatë diskutimeve paszgjedhore për formimin e qeverisë së re, Haradinaj ishte kandidati i bllokut opozitar për postin e kryeministrit të Kosovës.
n.k
Add new comment