Arkiv-Lajme
Indonezi/ Kërkimet për avionin “Air Asia” po vijojnë nën ujë, nga një skuadër franceze. Katër prej viktimave janë identifikuar
Po vijojnë nën ujë kërkimet për avionin e “Air Asia”, i cili u zhduk në detin Xhava pranë Indonezisë të dielën që kaloi. Deri tani vetëm katër prej viktimave janë identifikuar. Një ekip i specializuar zhytësish po kërkon për trupat e pasagjerëve dhe mbetjet e mjetit fluturues. Një skuadër franceze po përdor një pajisje me sensorë akustikë për detektimin e avionit. Ata po shohin për lokalizimin e tij, si dhe të kutisë së zezë. Gjetja e kësaj të fundit, do të hedhë dritë edhe për shkaqet e rrëzimit.
Fillimviti trondit Vlorën, ekzekutohen me armë dy të rinj, kapet autori
“Balkanweb” njofton se dy persona janë ekzekutuar me armë zjarri pak pas mesditës së sotme në qytetin e Vlorës. Ngjarja e rëndë ndodhi në zonën e Ujit të Ftohtë, pranë Shkollës së Marinës, në ambientet e jashtme të një lokali, ndërsa mësohet se viktimat janë 30-vjeçari Parid Velaj dhe 20-vjeçarja Klaudia Bifsha. Ndërkaq raportohet se nga të shtënat ka mbetur i plagosur edhe një person tjetër. Forca të shumta policie kanë shkuar në vendin e ngjarjes dhe kanë rrethuar zonën, duke bërë të mundur arrestimin e autorit të dyshuar, 27-vjeçarit Ervis Luluci.
Kryeministri Mustafa: Gjykatën Speciale, kur ishim në Bllok partitë thoshin se do të votojnë për të
Gazeta Express bën të ditur se kryeministri Isa Mustafa ka thënë se ende nuk e di se kur do të shkojë ligji për Gjykatën Speciale në Kuvend. Por, sipas tij, ky ligj është duke u përgatitur dhe do të kalojë në Kuvend. Duke komentuar qëndrimet e partive opozitare se nuk do ta votojnë këtë ligj, Mustafa ka thënë se ato dikur thoshin se do të votojnë. Sipas Express, Mustafa ka thënë se për Gjykatën mbeten të përgatiten vetëm dokumentet konkrete. “Tash është një vendim i Kuvendit që është pranuar praktikisht formimi i kësaj gjykate.
Studimi/ Shumica e llojeve të kancerit... thjesht “fat i keq”. Dieta dhe stili i jetesës nuk ndikojnë
Sipas kërkimeve shkencore, dieta dhe mënyra e jetesës kanë ndikimin më të pakët në dy apo tri lloje kanceri. Shumica e llojeve të kancereve mund të të vënë poshtë për shkak të faktorëve të rrezikut siç janë konsumi i duhanit, nga studimet e bëra kohë pas kohe. Por një grup amerikan është përpjekur të shpjegojë se përse disa miliona inde ishin shumë herë më të rrezikuara ndaj kancerit se të tjerët. Rezultatet e botuara në revistën “Science”, treguan se dy të tretat e llojeve të kancerit të analizuara, shkaktoheshin vetëm nga mutacione të rastësishme jo nga mënyra e jetesës.
Klajda Gjosha: Do zbatojmë marrëveshjen me PD, jemi të monitoruar nga Brukseli
Viti 2015 pritet të jetë i vështirë për politikën. Me zgjedhjet lokale në prag dhe dy reforma për të përmbyllur, atë elektorale dhe atë në drejtësi, sytë e Brukselit do të jenë të drejtuar nga Tirana. Ministrja e Integrimit Klajda Gjosha për TV Albania Screen shprehet se po aq rreptësisht do të monitorohet prej Brukselit dhe zbatimi i marrëveshjes PD- PS. Çka e bën të detyrueshëm konsensusin me opozitën, pavarësisht mbi 84 votave që disponon, si për kodin zgjedhor, të cilin qeveria ka njoftuar se do ta amendojë në janar, ashtu dhe reformën në drejtësi.
PORTRET/ Shyqyri Sako: Pengu im në Kinostudio, ndërprerja e bashkëpunimit me Mishel Pikolin e Marçelo Mastrojanin te “Gjenerali...” i Kadaresë
nga Leonard Veizi
Industria e propagandës me pelikulë qe futur në prodhim me kapacitet të plotë. Arkitektura e jashtme dhe studiot nga brenda ishin bërë gati sipas modelit sovjetik, operatorët kishin studiuar në Rusi dhe piktori i filmit, i pari dhe i vetmi për çudi, gjithashtu erdhi nga Moska. Por ky ishte vetëm fillimi. Më pas gjithçka do të binte erë shqiptare. Realizëm socialist e nëpër të, një modernitet i dukshëm, qoftë i fshehur njëkohësisht, por gjithsesi i lexuar...
‘Parku i Paqes’ në Mitrovicë, shqiptarët për heqjen e barrikadës, serbët kundër
‘Parku i Paqes’ në Mitrovicën e ndarë, por me nostalgjinë se një ditë do të bashkohet, vazhdon të shihet në mënyra të ndryshme nga përfaqësuesit shqiptarë dhe serbë të këtij qyteti. për ‘KosovaPress’ thotë se përfaqësuesit shqiptarë insistojnë që ‘parku i paqes’ që ndodhet mbi urën kryesore të Ibrit në Mitrovicë, të heqet sa më parë, derisa serbët tërheqin vërejtjen se largimi i këtij ‘parku’ pa një marrëveshje paraprake, mund ta destabilizojë situatën edhe ashtu të brishtë në këtë qytet.
Alarmi për shpëtim, anija “Ezadeen” me 400 emigrantë në bord po i drejtohet brigjeve italiane në një det të trazuar
BBC bën të ditur se anija “Ezadeen” me flamur të Sierra Leones, pa ekuipazh, por me të paktën 400 emigrantë në bord, po i drejtohet brigjeve italiane. Rojet bregdetare italiane thanë se një prej anijeve të tyre po i vjen në ndihmë anijes në fjalë. Rreth 1000 emigrantë shpëtuan nga një anije tjetër e cila u gjet e braktisur nga ekuipazhi javën e kaluar. Rojet bregdetare thanë se dallgët dhe moti i keq e bëjnë të vështirë drejtimin e anijes 73 metra të gjatë e cila ndodhet rreth 40 milje larg brigjeve juglindore të Italisë.
Shqipëria, një nga 20 destinacionet e 2015-ës. “The Telegraph” shkruan: “Sekreti i Evropës në Adriatik”
Shqipëria ndodhet në listën e 20 destinacioneve turistike për vitin 2015. Në një artikull nga “The Telegraph” të titulluar “Sekreti i Evropës në Adriatik” vendi ynë përshkruhet si “një nga vendet më pak të zbuluara, por që është keqkuptuar më shpesh në Ballkan”. Artikulli shkruan se, më tepër se 20 vjet nga rënia e regjimit komunist, turizmi është ende një aspekt relativisht i pazhvilluar, ku grekët, italianët dhe shqiptarët janë vizitorët më të shpeshtë të bregdetit.
Daçiç: Në shkurt do bisedohet për statusin e komunave serbe në Kosovë
Zv.kryeministri i parë i Qeverisë serbe dhe ministri serb i Punëve të Jashtme, Ivica Daçiç, ka vlerësuar se është lajm i mirë që dialogu ndërmjet Beogradit e Prishtinës do të nisë në fillim të shkurtit. “Zëri" shkruan se Daçiç ka thënë se BE nuk do të kërkojë pavarësinë e Kosovës por vetëm përparimin në dialog në kuptimin e normalizimit të marrëdhënieve. "Kryeministri (Aleksandar Vuçiç) më ka njoftuar se vazhdimi i dialogut është caktuar më 9 shkurt.