‘Parku i Paqes’ në Mitrovicë, shqiptarët për heqjen e barrikadës, serbët kundër

‘Parku i Paqes’ në Mitrovicën e ndarë, por me nostalgjinë se një ditë do të bashkohet, vazhdon të shihet në mënyra të ndryshme nga përfaqësuesit shqiptarë dhe serbë të këtij qyteti. për ‘KosovaPress’ thotë se përfaqësuesit shqiptarë insistojnë që ‘parku i paqes’ që ndodhet mbi urën kryesore të Ibrit në Mitrovicë, të heqet sa më parë, derisa serbët tërheqin vërejtjen se largimi i këtij ‘parku’ pa një marrëveshje paraprake, mund ta destabilizojë situatën edhe ashtu të brishtë në këtë qytet. Kryetari i komunës së veriut të Mitrovicës, Goran Rakiq, ka thënë për ‘KosovaPress’ se aktorët e dialogut të Brukselit kanë marr përgjegjësitë e tyre, në mesin e të cilave edhe mos largimin e parkut deri të arrihet një marrëveshje e pranuar për të qytetarët e të dyja komunave. Ndërkaq, kryetari i komunës në jug të Mitrovicës, Agim Bahtiri, parkun mbi urën e Ibrit e ka quajtur park të turpit në shekullin e 21-të. Ai është shprehur kategorik kundër kësaj barrikade dhe çdo elementi tjetër bllokues për qytetarët. Sipas tij, ai vjen nga bota e biznesit e cila nuk njeh kufij, nacionalitet, e aq më pak barrikadë. Në anën tjetër, edhe shqiptarët të përfaqësuar në Kuvendin e Komunës së veriut të Mitrovicës, insistojnë që ‘parku i paqes’, të cilin e shohin si barrikadë dhe pengesë për lëvizjen e lirë të qytetarëve, të largohet sa më parë.
l.v
Add new comment