Klajda Gjosha: Do zbatojmë marrëveshjen me PD, jemi të monitoruar nga Brukseli

Postuar në 02 Janar, 2015 04:36

Viti 2015 pritet të jetë i vështirë për politikën. Me zgjedhjet lokale në prag dhe dy reforma për të përmbyllur, atë elektorale dhe atë në drejtësi, sytë e Brukselit do të jenë të drejtuar nga Tirana. Ministrja e Integrimit Klajda Gjosha për TV Albania Screen shprehet se po aq rreptësisht do të monitorohet prej Brukselit dhe zbatimi i marrëveshjes PD- PS. Çka e bën të detyrueshëm konsensusin me opozitën, pavarësisht mbi 84 votave që disponon,  si për kodin zgjedhor, të cilin qeveria ka njoftuar se do ta amendojë në janar, ashtu dhe reformën në drejtësi. Kthimi i së djathtës në Kuvend, i hap rrugë shumë proceseve, sipas ministres së Integrimit. "Më vjen mirë që opozita i është rikthyer jetës politike në rrjedhën e jetës parlamentare, kjo është shumë e rëndësishme për procesin e integrimit, po më pas jam e bindur që me rikthimin e tyre do të kemi një intensifikim marrëdhëniesh për të çuar përpara reforma të rëndësishme", tha Gjosha. Pas marrjes së statusit kandidat në qershor të 2014-s, qeveria shqiptare pret që Bashkimi Europian t'i japë një datë se kur do të hapen negociatat e anëtarësimit. Por për këtë puna e bërë nga pala shqiptare, duhet të jetë e madhe.

 

l.v

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.