Fillimviti trondit Vlorën, ekzekutohen me armë dy të rinj, kapet autori

“Balkanweb” njofton se dy persona janë ekzekutuar me armë zjarri pak pas mesditës së sotme në qytetin e Vlorës. Ngjarja e rëndë ndodhi në zonën e Ujit të Ftohtë, pranë Shkollës së Marinës, në ambientet e jashtme të një lokali, ndërsa mësohet se viktimat janë 30-vjeçari Parid Velaj dhe 20-vjeçarja Klaudia Bifsha. Ndërkaq raportohet se nga të shtënat ka mbetur i plagosur edhe një person tjetër. Forca të shumta policie kanë shkuar në vendin e ngjarjes dhe kanë rrethuar zonën, duke bërë të mundur arrestimin e autorit të dyshuar, 27-vjeçarit Ervis Luluci. Sipas “Balkanweb” mësohet se autori pasi ka vrarë dy persona dhe plagosur një tjetër, autori ka lëvizur më këmbë duke përshkuar një distancë prej 800 metrash dhe më pas është kapur nga uniformat blu. Nga raportimet e gazetarit Enrik Mehmeti, mësohet se 20-vjeçarja Bifsha ka mbetur e vdekur në vend, ndërsa 30-vjeçari ka humbur jetën në spital, për shkak të plagëve të marra.
l.v
http://www.balkanweb.com/site/vlore-ekzekutot-me-arme-zjarri-nje-cift-te...
Add new comment