Kryeministri Mustafa: Gjykatën Speciale, kur ishim në Bllok partitë thoshin se do të votojnë për të

Postuar në 02 Janar, 2015 06:36

Gazeta Express bën të ditur se kryeministri Isa Mustafa ka thënë se ende nuk e di se kur do të shkojë ligji për Gjykatën Speciale në Kuvend. Por, sipas tij, ky ligj është duke u përgatitur dhe do të kalojë në Kuvend. Duke komentuar qëndrimet e partive opozitare se nuk do ta votojnë këtë ligj, Mustafa ka thënë se ato dikur thoshin se do të votojnë. Sipas Express, Mustafa ka thënë se për Gjykatën mbeten të përgatiten vetëm dokumentet konkrete. “Tash është një vendim i Kuvendit që është pranuar praktikisht formimi i kësaj gjykate. Tani mbeten vetëm dokumentet konkrete, ligji, statuti dhe çështje tjera që duhet të shkojnë në Kuvendin e Kosovës. Unë nuk e kam të qartë akoma, sepse ende nuk kam informata të mjaftueshme se kur vjen në rend dite ligji për Gjykatën speciale. Ligji e di që është duke u përgatitur, kur të jetë gati ne do të shkojmë në Kuvend. Është një sfidë, por sfidë që ne do ta kalojmë se është mirë njëherë e përgjithmonë t’i zgjidhim dyshimet që ne si Kosovë po ballafaqohemi” ka theksuar ai. Mustafa thotë se vetëm Vetëvendosje ka qenë konsistente rreth kësaj çështjeje.

 

l.v

 

http://www.gazetaexpress.com/lajme/mustafa-kur-ishim-ne-bllok-partite-thoshin-se-do-te-votojne-per-gjykaten-speciale-70805/

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.