Shqipëria, një nga 20 destinacionet e 2015-ës. “The Telegraph” shkruan: “Sekreti i Evropës në Adriatik”

Shqipëria ndodhet në listën e 20 destinacioneve turistike për vitin 2015. Në një artikull nga “The Telegraph” të titulluar “Sekreti i Evropës në Adriatik” vendi ynë përshkruhet si “një nga vendet më pak të zbuluara, por që është keqkuptuar më shpesh në Ballkan”. Artikulli shkruan se, më tepër se 20 vjet nga rënia e regjimit komunist, turizmi është ende një aspekt relativisht i pazhvilluar, ku grekët, italianët dhe shqiptarët janë vizitorët më të shpeshtë të bregdetit. Përtej bregdetit të Shqipërisë, vende të tjera interesante janë fshatrat e kohës së Perandorisë Osmane, peizazhet e rralla, thesaret arkeologjike, jeta e egër dhe jeta bujqësore që mbetet e pandryshuar në zonat rurale. Artikullshkruesi rrëfen se në vizitën e fundit në Sarandë, mbeti e mahnitur nga fakti se ky “vend krenar” ndodhet në kryqëzime turistike. Duke marrë parasysh vendndodhjen në Adriatik, që është për t’u pasur zili, sipas artikullit, midis Greqisë dhe Malit të Zi, shumëkush mund ta vrasë mendjen se për sa kohë bregdeti mund të mbetet i padëmtuar. Ndaj, duhet shkuar brenda 2015-ës.
l.v
http://s.telegraph.co.uk/graphics/html/Years/2014/December/EndOfYearTravel/index.html
Add new comment