Arkiv-Lajme

Vjenë/ Serbia merr kryesinë e radhës të OSBE-së. Ivica Daçiç: Do bashkëpunojmë për procesin e paqes në Ukrainë

Postuar në 01 Janar, 2015 05:28

Nga 1 janari 2015 Serbia merr kryesinë e radhës të Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE). Këtë kryesi e mbajti Zvicra për gjashtë muajt e kaluar. ATSH lajmëron se Zv.kryeministri serb, njëkohësisht ministër i Jashtëm i vendit, Ivica Daçiç deklaroi gjatë marrjes së kësaj kryesie se Ballkani Perëndimor, bashkëpunimi rajonal dhe procesi i paqes në Ukrainë do të ishin prioritetet e kryesimit të radhës të OSBE-së nga ana e Serbisë.

Merkel në fjalën e saj për Vitin e Ri 2015: "Uniteti i Evropës është çelësi për kalimin e krizës në Ukrainë, IS kërcënon edhe vlerat në shtëpinë tonë”

Postuar në 01 Janar, 2015 05:08

Në fjalën e saj për Vitin e Ri 2015, kancelarja gjermane Angela Merkel ka theksuar unitetin e Evropës. Ajo ka premtuar edhe mbështetjen e Gjermanisë për refugjatët që ikin nga zonat e përfshira me luftë. “Uniteti i Evropës është çelësi për kalimin e krizës në Ukrainë”, deklaroi kancelarja gjermane Angela Merkel në fjalën e saj të përgatitur për Vitin e Ri. Nuk ka kurrfarë dyshimi "që sigurinë në Evropë ne duam ta sigurojmë së bashku me Rusinë dhe jo përkundër Rusisë".

Pasaportat e reja dhe kartat e identitetit, nga 1 janari nisin tarifat e reja

Postuar në 01 Janar, 2015 04:59

Nga 1 janar 2015 pasaportat dhe kartat e identitetit do të kushtojnë më shtrenjtë. Rritja e çmimit është parashkruar në kontratën që shteti shqiptar ka firmosur me kompaninë ALEAT. Kuponi për pasaportat që deri në 30 dhjetor 2014 kushtonte 6 mijë lekë, nga sot  do të kushtojë 7500 lekë. Çmimi rritet dhe për kartat ID, nga 12 mijë në 1500 lekë. Pasaportat e reja do të kenë aktiv informacionin elektronik, çka do të thotë se nuk do të jetë më i nevojshëm marrja e vërtetimeve shtesë kur qytetari kërkon shërbime.

 

l.v

Vatikan/ Mesazhi i Papa Françeskut në 1 janar 2015: Paqe për njerëzit dhe fëmijët që vuajnë

Postuar në 01 Janar, 2015 04:46

“Sa njerëz të pafajshëm dhe sa fëmijë vuajnë në botë! Zot, na dhuro paqen tënde!”. Kështu shkruan Papa Françesku në një mesazh në twetter me rastin e Ditës Botërore të Paqes, që festohet nga Kisha çdo 1 janar. “Nuk është e mundur të duash Zotin, por jo Kishën, të dëgjosh Jezu Krishtin, por jo Kishën, t’i përkasësh Zotit, por jashtë Kishës. Misioni i Kishës shprehet me anë të mëmësinë së saj.

Nis me 35 viktima Viti i Ri në Kinë. Njerëzit u shtypën nga turma për disa kartëmonedha fallso

Postuar në 01 Janar, 2015 03:31

Të paktën 35 persona gjetën vdekjen gjatë festimeve për Vitin e Ri në Shangai. Tragjedia ndodhi kur turma e mbledhur në sheshin Cen Ji me rastin e natës së ndërrimit të viteve u zhvendos me rrëmujë drejt një destinacioni afër sheshit, çka bëri që dhjetra persona të shtypen nga turma.

2014 për politikën e Kosovës, Mustafa përkufizohet “kameleoni i vitit”, Haradinaj si “humbës i përhershëm”, largimi i Thaçit si “rënia e vitit”

Postuar në 31 Dhjetor, 2014 16:50

“Koha Ditore” ka bërë një përshkrim për figurat kryesore të politikës së Kosovës, duke i lidhur me qëndrimet e tyre, por edhe me ndryshimet që u janë imponuar. “Isa Mustafa mund të mos e mbajë mend as vetë sa herë ka ndryshuar qëndrimet, parimet e pohimet”, shkruan gazeta, që e cilëson kryeministrin aktual “kameleoni i vitit”, referuar kjo një përmbledhjeje që është marrë nga emisioni “Interaktiv”. Ramush Haradinaj konsiderohet si humbësi i përhershëm, kurse ikja e Hashim Thaçit nga pozicioni i kryeministrit, quhet si rënia e vitit.

Napolitano njofton largimin e afërt hga presidenca e Italisë

Postuar në 31 Dhjetor, 2014 16:17

Presidenti i Italisë, Giorgio Napolitano, ka njoftuar sot, në fjalimin e fundvitit 2014, largimin së shpejti nga detyra aktule. “Ndjej se mosha që kam arritur sjell kufizime dhe vështirësi në rolin kompleks dhe impemjativ si dhe në angazhimet ndërkombëtare që i besohen kreut të shtetit”, tha Napolitano. Papunësia e të rinjve ishte shqetësimi kryesor i përcjellë për Italinë, që në vlerësimin e presidentit “për fat të keq nuk ia ka dalë të shkëputet nga krizë ekonomike”.

Fundi i 2014-ës, 2.3 milionë të papunë në shtatë vende të Ballkanit Perëndimor. Shifrën më të lartë e ka Serbia, në përqindje më keq është Kosova

Postuar në 31 Dhjetor, 2014 12:52

“Balkanweb” shkruan se sipas një llogarie bazuar në të dhënat zyrtare të shtatë vendeve të Ballkanit Perëndimor, Shqipërisë, Kroacisë, Serbisë, Malit të Zi, Kosovës, Bosnje-Hercegovinës dhe Mqedonisë, shifra e papunësisë është 2 324 427. Në vend të parë sipas shifrave absolute qëndron Serbia me 741 mijë të papunë, kurse në vend të fundit, është Mali i Zi me 3414 të papunë. Kur vjen puna për të vlerësuar sipas përqindjeve në raport me forcat e punës apo me populsinë, kjo renditje ndryshon.

Katër orë intervistë me Yanukovych. Oliver Stone lajmëron dokumentarin për ngjarjet në Ukrainë. “SHBA në Ukrainë, është narrativa e vërtetë, jo Rusia në Krime”

Postuar në 31 Dhjetor, 2014 12:09

“Krijo kaos mjaftueshëm, siç CIA bëri në Iran më 1953”, në Kili më 1973 dhe në raste të tjera grushtesh shteti dhe qeveria legjitime mund të rrëzohet. Është teknika e soft power e SHBA-së e quajtur “Ndryshim i Regjimit 101”. Kështu shkruan regjisori amerikan Oliver Stone, i cili ka njoftuar se do të realizojë një dokumentar prej 4 orësh që do të flasë për ngjarjet në Ukrainë. Stone ka intervistuar për këtë qëllim, ish-presidentin e rrëzuar ukrainas, Viktor Yanukovych.

Një intervistë e pabotuar(?) e Fishtës për mediat italiane

Postuar në 31 Dhjetor, 2014 10:57

Nuk dihet nëse është përkthyer e botuar ndonjëherë në Shqipëri *
-Në 74 vjetorin e vdekjes së poetit dhe atdhetarit të madh-

Pages

Subscribe to RSS - Arkiv-Lajme