Napolitano njofton largimin e afërt hga presidenca e Italisë

Presidenti i Italisë, Giorgio Napolitano, ka njoftuar sot, në fjalimin e fundvitit 2014, largimin së shpejti nga detyra aktule. “Ndjej se mosha që kam arritur sjell kufizime dhe vështirësi në rolin kompleks dhe impemjativ si dhe në angazhimet ndërkombëtare që i besohen kreut të shtetit”, tha Napolitano. Papunësia e të rinjve ishte shqetësimi kryesor i përcjellë për Italinë, që në vlerësimin e presidentit “për fat të keq nuk ia ka dalë të shkëputet nga krizë ekonomike”. Një mesazh edhe mediat, përmes së cilës ka kërkuar që të mos u jepet hapësirë vetëm italianëve të padenjë, por edhe atyre që janë shembull. Largimi i Napolitanos krijon një boshllëk në një vend si Italia, e ndarë nga kriza, me probleme sociale dhe me nevojë të përhershme për unitet. Napolitano ka shërbyer si menaxher i mirë i skenës politike dhe institucionale gjatë këtyre viteve, duke e dominuar atë. Jo më kot largimin ai ia ka atribuuar vetëm moshës.
s.z
Add new comment