2014 për politikën e Kosovës, Mustafa përkufizohet “kameleoni i vitit”, Haradinaj si “humbës i përhershëm”, largimi i Thaçit si “rënia e vitit”

“Koha Ditore” ka bërë një përshkrim për figurat kryesore të politikës së Kosovës, duke i lidhur me qëndrimet e tyre, por edhe me ndryshimet që u janë imponuar. “Isa Mustafa mund të mos e mbajë mend as vetë sa herë ka ndryshuar qëndrimet, parimet e pohimet”, shkruan gazeta, që e cilëson kryeministrin aktual “kameleoni i vitit”, referuar kjo një përmbledhjeje që është marrë nga emisioni “Interaktiv”. Ramush Haradinaj konsiderohet si humbësi i përhershëm, kurse ikja e Hashim Thaçit nga pozicioni i kryeministrit, quhet si rënia e vitit. Një mënyrë e thjeshtuar për të përkufizuar vitin për politikanët kryesorë, që nuk pranojnë të flasin asnjëherë për humbje apo dështime.
s.z
Add new comment