Merkel në fjalën e saj për Vitin e Ri 2015: "Uniteti i Evropës është çelësi për kalimin e krizës në Ukrainë, IS kërcënon edhe vlerat në shtëpinë tonë”

Në fjalën e saj për Vitin e Ri 2015, kancelarja gjermane Angela Merkel ka theksuar unitetin e Evropës. Ajo ka premtuar edhe mbështetjen e Gjermanisë për refugjatët që ikin nga zonat e përfshira me luftë. “Uniteti i Evropës është çelësi për kalimin e krizës në Ukrainë”, deklaroi kancelarja gjermane Angela Merkel në fjalën e saj të përgatitur për Vitin e Ri. Nuk ka kurrfarë dyshimi "që sigurinë në Evropë ne duam ta sigurojmë së bashku me Rusinë dhe jo përkundër Rusisë". Por nuk diskutohet fare që "Evropa nuk mund dhe nuk do të pranojë që një gjoja më i fortë të shkelë të drejtën ndërkombëtare", deklaroi kancelarja Merkel, duke iu referuar konfliktit në Lindje të Ukrainës. Si kundërpërgjigje Evropa ka vendosur që të mos lejojë të përçahet, por të jetë më unike se kurrë më parë, për të mbrojtur kërkesat e saj për zgjidhje paqësore dhe për ruajtjen e vlerëve evropiane, nënvizoi shefja e qeverisë gjermane. Viti 2014 e ka vënë Evropën para sfidave të papara deri tani, sa i përket përpjekjeve për zgjidhjen e konflikteve me mjete paqësore. Kancelarja theksoi në fjalën e saj edhe rrezikun nga njësitë e terrorit të "Shtetit islamik" (IS). Grupi terrorist ka përndjekur gjatë vitit të kaluar "në mënyrën më shtazarake, të gjithë njerëzit të cilët e kanë kundërshtuar atë, apo nuk i janë nënshtruar pushtetit të tij". IS kërcënon edhe "vlerat në shtëpinë tonë", theksoi Merkel.
l.v
http://www.dw.de/merkel-vet%C3%ABm-evropa-unike-i-mbron-vlerat-e-veta/a-18164872
Add new comment