Fundi i 2014-ës, 2.3 milionë të papunë në shtatë vende të Ballkanit Perëndimor. Shifrën më të lartë e ka Serbia, në përqindje më keq është Kosova

“Balkanweb” shkruan se sipas një llogarie bazuar në të dhënat zyrtare të shtatë vendeve të Ballkanit Perëndimor, Shqipërisë, Kroacisë, Serbisë, Malit të Zi, Kosovës, Bosnje-Hercegovinës dhe Mqedonisë, shifra e papunësisë është 2 324 427. Në vend të parë sipas shifrave absolute qëndron Serbia me 741 mijë të papunë, kurse në vend të fundit, është Mali i Zi me 3414 të papunë. Kur vjen puna për të vlerësuar sipas përqindjeve në raport me forcat e punës apo me populsinë, kjo renditje ndryshon. Më keq paraqitet Kosova me shkallë papunësie 35.1%, pasuar nga Maqedonia me shkallë 28.6%, BH me 27.5% dhe më tej Kroacia me 19.2%. Shqipëria dhe Serbia paraqiten me kuota të përafërta, diku te 17%, kjo për popullsinë e moshës 15-64 vjeç.
s.z
Add new comment