Arkiv-Lajme

Erdogan sulmohet me granatë, arrestohet autori. Shefi i policisë së Stambollit: Ia dimë lidhjet atentatorit

Postuar në 02 Janar, 2015 01:14

Për presidentin turk Recep Tayip Erdogan, dita e parë e vitit 2015 ka qenë mjaft e rrezikshme. Zyra e tij është sulmuar me një granatë dhe është qëlluar disa herë me armë nga një person. Shefi i policisë së Stambollit, Selami Altiok, ka thënë për mediat turke se granata nuk ka shpërthyer dhe se nuk ka pasur lëndime në njerëz. “Ne e dimë identitetin e tij dhe lidhjet që ai ka, por nuk duam që t’i bëjmë publike. Ai ka qenë për disa kohë edhe në burg”, ka thënë Altiok.

Shqiptarët e Ukrainës me një mesazh urimi për Vitin e Ri

Postuar në 01 Janar, 2015 16:21

Rrallë qëllon që t'i kujtojë dikush, por kësaj radhe janë kujtuar ata për Shqipërinë dhe Kosovën duke shpërndarë edhe një urim për Vitin e Ri. Është fjala për shqiptarët e Ukrainës, një përfaqësi e të cilëve ka uruar gjithë shqiptarët përmes një videoje. Me një shqipe të kuptushme dhe korrekte, urimi ka ardhur këtë vit edhe nga Ukraina e trazuar.
http://koha.net/?id=27&l=39347
s.z

Dilemat e diplomacisë greke për 2015. Kathimerini: Ja çfarë parashikohet për Shqipërinë dhe Kosovën

Postuar në 01 Janar, 2015 13:35

2015-ta do të jetë një vit jo i lehtë për politikën e jashtme greke. Instituti Grek për Politikën e Jashtme dhe atë Europiane, në një analizë të çështjeve në sferën e politikës së jashtme rendit disa prej sfidave  me të cilat do të përballet Athina gjatë vitit që vjen, duke lënë të kuptohet se edhe në 2015-ën dilemat për raportet me vendet e  Ballkanit edhe Europën nuk do të mungojnë.  

Ndikimi i ibuprofenit... rrit jetëgjatësinë

Postuar në 01 Janar, 2015 11:16

“Zëri i Amerikës” boton një studim të dy kërkuesve të Institutit për Kërkime mbi Plakjen pranë Universitetit Texas ku thotë se përmbajtja e ibuprofenit ndikon jo vetëm në uljen e dhimbjeve, ënjtjeve apo temperaturës, por edhe në jetëgjatësi. Bashkautorët e studimit Michael Polymenis dhe Brian Kennedy të cilët i botuan rezultatet e studimit në revistën shkencore PLOS Genetics, bëjnë të ditur se përdorimi i këtij medikamenti është testuar në eksperimente me organizma të thjeshtë, si krimbat apo mizën e uthullës.

Kapiteni i “Norman Atlantic” : Nuk jam hero, doja t’i shpëtoja të gjithë pasagjerët!

Postuar në 01 Janar, 2015 11:06

Mbi shpatullat e tij rëndon një prej tragjedive më të rënda detare të dekadave të fundit, për të cilën prokuroria e Barit ka nisur hetimet. Vetë Arxhilio Xhakomaci nuk ndihet hero për atë çka bëri për pasagjerët e anijes Norman Atlantik, e cila u përfshi nga flakët teksa lundronte në afërsi të Koruzit gjatë udhëtimit nga Patra në Ankona.

Rai Neës raporton se kapiteni i anijes u prit nga një numër i madh gazetarësh jashtë shtëpisë së tij në La Spezzia, ku dhe ka bërë edhe komentet e para publike për tragjedinë në Adriatik.

Mesazh i fortë nga Gjermania: “Greqia nuk ka më rëndësi sistemike për euron. Politikanët e Eurozonës nuk janë më të detyruar ta shpëtojnë”

Postuar në 01 Janar, 2015 11:03

Greqia pritet shumë shpejt të zhvillojë zgjedhjet e parakohshme, të provokuara nga manovrat e radikalëve të majtë të Alexis Tsipras, në zgjedhjen e presidentit të ri. Në lojë është vënë marrëdhënia e vendit me Eurozonën, dhe duket se mesazhet nga vende parësore si Gjermania po bëhen shumë të qarta, për politikën greke, por me gjasë edhe për elektoratin. Një anëtar i lartë i partisë së kancelares Angela Merkel, Michael Fuchs, deklaroi në një intervistë për gazetën “Rheinische Post” se Eurozona nuk ka më asnjë detyrim për të shpëtuar Greqinë.

Kreu i Koresë së Veriut i hapur ndaj Seulit: Po bisedimeve për një ndryshim të madh në marrëdhëniet Veri-Jug

Postuar në 01 Janar, 2015 10:44

Lideri koreano-verior Kim Jong Un pohon se dëshiron të zhvillojë bisedime me presidentin e Koresë së Jugut Park Geun Hye, duke theksuar nevojën për një “ndryshim të madh” në marrëdhëniet Veri-Jug. Agjencia italiane e lajmeve “Ansa” publikon se, në takimet e hershme në fillim të vitit 2014 gjatë një bisede të drejtpërdrejtë në televizion, Kim shpjegon se Peniani “do të bëjë çdo përpjekje të mundshme” për të çuar përpara dialogun dhe bashkëpunimin me Seulin.

Al Kaeda konfirmon: “I rrëmbyem vajzat sepse vendi i tyre mbështet të gjithë sulmet kundra nesh në Siri”. Videoja e vajzave në Youtube: “Ndihmonani, jemi në rrezik”

Postuar në 01 Janar, 2015 10:26

Greta Ramelli dhe Vanessa Marzullo janë dy vajzat italiane të zhdukura në Alep në 31 korrik. Dje është publikuar një xhirim me apelin e tyre: “Rrezikojmë jetën”. Ndërkohë mbështetës të Al Kaedës bëjnë me dije: “Janë në duart tona”. Fronti i Al Nusra, krahu i armatosur i Al Kaedës në Siri ka konfirmuar se mban të burgosura dy vajzat italiane, Vanessa Marzullo dhe Greta Ramelli, të rrëmbyera në Siri më 31 korrikun e shkuar. “Është e vërtetë, i kemi ne dy femrat italiane...

Koncerti i Vjenës, violinisti Shkëlzen Doli prezanton katër minuta muzikë shqiptare(video)

Postuar në 01 Janar, 2015 09:30

Shkëlzen Doli, një violinist me origjinë shqiptare ka luajtur 4 minuta muzikë shqiptare gjatë koncertit të përvitshëm të Vjenës. “Albanian Soul” titullohej pjesa e luajtur nga formacioni i Dolit, “Philharmonic Ensemble Vienna” që hapej me një kaba në violinë. Është një rast i shënuar ky për njohjen e muzikës shqiptare, pasi skena e Koncertit të Vjenës, është ndër më të njohurat në botë dhe ndiqet për çdo vit nga miliona njerëz. s.z

Sondazhi online i TCH/Ballist Morina, njeriu i dronit-Njeriu i Vitit

Postuar në 01 Janar, 2015 08:00

Ballist Morina, personi që besohet se komandoi dronin që fluturoi mbi Beograd në ndeshjen Serbi-Shqipëri më 14 tetor, është shpallur Njeriu i Vitit nga sondazhi i organizuar nga Top-Channel në faqen e vet në internet. Në vend të dytë është renditur kryeministri Edi Rama dhe në vend të tretë Kombëtarja e Futbollit. Ngjarja e vitit është konsideruar vozita e Papa Françeskut në Shqipëri. Sondazhi, që organizohet përmes votimit në internet publikon një listë me 10 personat më të votuar. s.z

Pages

Subscribe to RSS - Arkiv-Lajme