Erdogan sulmohet me granatë, arrestohet autori. Shefi i policisë së Stambollit: Ia dimë lidhjet atentatorit

Për presidentin turk Recep Tayip Erdogan, dita e parë e vitit 2015 ka qenë mjaft e rrezikshme. Zyra e tij është sulmuar me një granatë dhe është qëlluar disa herë me armë nga një person. Shefi i policisë së Stambollit, Selami Altiok, ka thënë për mediat turke se granata nuk ka shpërthyer dhe se nuk ka pasur lëndime në njerëz. “Ne e dimë identitetin e tij dhe lidhjet që ai ka, por nuk duam që t’i bëjmë publike. Ai ka qenë për disa kohë edhe në burg”, ka thënë Altiok. Shefi i policisë së Stambollit, ka lajmëruar se personi i cili kreu këtë akt, është arrestuar dhe është dërguar në polici ndërsa ende nuk dihen motivet e këtij sulmi.
l.v
http://www.detailhaber.com/dolmabahcede-sok-bombali-saldiri-2282h.htm
Add new comment