Kapiteni i “Norman Atlantic” : Nuk jam hero, doja t’i shpëtoja të gjithë pasagjerët!

Mbi shpatullat e tij rëndon një prej tragjedive më të rënda detare të dekadave të fundit, për të cilën prokuroria e Barit ka nisur hetimet. Vetë Arxhilio Xhakomaci nuk ndihet hero për atë çka bëri për pasagjerët e anijes Norman Atlantik, e cila u përfshi nga flakët teksa lundronte në afërsi të Koruzit gjatë udhëtimit nga Patra në Ankona.
Rai Neës raporton se kapiteni i anijes u prit nga një numër i madh gazetarësh jashtë shtëpisë së tij në La Spezzia, ku dhe ka bërë edhe komentet e para publike për tragjedinë në Adriatik.
“Do doja t’i shpëtoja të gjithë pasagjerët. Jam shumë i lodhur dhe ju lutem mos më quani hero sepse komplimente të tilla nuk nevojiten” mësohet të ketë thënë Xhakomaci. Ndërkaq mediat italian flasin për rreth 100 të zhdukur, ndërsa hedhin dyshime të forta mbi bilancin real të tragjedisë. Prokurori I Barit është shprehur se numri i vërtetë i viktimave do të mësohet kur të vërtetohet se në anije nuk ka të tjerë njerëz të bllokuar.
l.m
Add new comment