Al Kaeda konfirmon: “I rrëmbyem vajzat sepse vendi i tyre mbështet të gjithë sulmet kundra nesh në Siri”. Videoja e vajzave në Youtube: “Ndihmonani, jemi në rrezik”

Postuar në 01 Janar, 2015 10:26

Greta Ramelli dhe Vanessa Marzullo janë dy vajzat italiane të zhdukura në Alep në 31 korrik. Dje është publikuar një xhirim me apelin e tyre: “Rrezikojmë jetën”. Ndërkohë mbështetës të Al Kaedës bëjnë me dije: “Janë në duart tona”. Fronti i Al Nusra, krahu i armatosur i Al Kaedës në Siri ka konfirmuar se mban të burgosura dy vajzat italiane, Vanessa Marzullo dhe Greta Ramelli, të rrëmbyera në Siri më 31 korrikun e shkuar. “Është e vërtetë, i kemi ne dy femrat italiane... sepse vendi i tyre mbështet të gjithë sulmet kundra nesh në Siri”, ka deklaruar për agjencinë e shtypit gjerman DPA Abu Fadel, një nga eksponentët e grupit fundamentalist që funksionon në Siri dhe Liban. Edhe Rami Abdel Rahman, i Observatorit Sirian për të drejtat e njeriut, një grupi të afërt me opozitën, që e ka selinë në Londër, ka konfirmuar lajmin. “Kam marrë informacione që vërtetojnë se Al Nusra mban dy vajzat italiane të rrëmbyera në periferinë lindore të Alepit”, ka deklaruar për agjencinë DPA i njëjti burim.

 

l.v

 

http://www.lastampa.it/2015/01/01/esteri/siria-al-nusra-conferma-abbiamo-noi-le-ragazze-h81JvTbe5BUFbSu9hGvtIJ/pagina.html

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.