Mesazh i fortë nga Gjermania: “Greqia nuk ka më rëndësi sistemike për euron. Politikanët e Eurozonës nuk janë më të detyruar ta shpëtojnë”

Postuar në 01 Janar, 2015 11:03

Greqia pritet shumë shpejt të zhvillojë zgjedhjet e parakohshme, të provokuara nga manovrat e radikalëve të majtë të Alexis Tsipras, në zgjedhjen e presidentit të ri. Në lojë është vënë marrëdhënia e vendit me Eurozonën, dhe duket se mesazhet nga vende parësore si Gjermania po bëhen shumë të qarta, për politikën greke, por me gjasë edhe për elektoratin. Një anëtar i lartë i partisë së kancelares Angela Merkel, Michael Fuchs, deklaroi në një intervistë për gazetën “Rheinische Post” se Eurozona nuk ka më asnjë detyrim për të shpëtuar Greqinë. “Koha kur ne duhet të shpëtonim Greqinë ka mbaruar. Nuk ka më potencial për shntazh. Greqia nuk ka më rëndësi sistemike për euron. Nëse Alexis Tsipras i partisë së majtë Syriza, mendon se mund të ndërpresë përpjekjet për reforma dhe masat shtrënguese, atëherë trojka do të duhet të ndëpresë kreditë për Greqinë”, tha Fuchs. Një mesazh që e përcakton konservatorin Samaras, si opsion për të mbajtur Greqinë në Eurozonë. http://www.reuters.com/article/2014/12/31/us-eurozone-greece... s.z

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.